FileZilla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

FileZilla është një program me kod të lirë FTP i cili mund të përdoret nga sisteme të ndryshme operative, i përbërë nga FileZilla Client dhe FileZilla Server. Kodi i programit është gati për shkarkim për sistemet Windows, Linux, dhe Mac OS X. Gjithashtu FileZilla mbështet FTP, SFTP dhe FTPS (FTP mbi SSL / TLS). Që nga data 18 prill 2011, shërbyesi (klienti) FileZilla është ndër programet më të shkarkuara në SourceForge.net.

Kodi i FileZilla është i disponueshëm në SourceForge dhe projekti u prezantua si projekti më i mirë i muajit nëntor 2003.

Pavarësisht emrit të ngjashëm me Fondacionin Mozilla, FileZilla nuk ka asnjë lidhje me projektin në fjalë.