Filmi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Filmi është një term që përmban tërë fotografitë në lëvizje si projekte në veçanti apo si fushë në përgjithësi. Origjina e fjalës vjen nga materiali që përdoret për të rregjistruar dhe treguar ato, i cili quhet film fotografik.
Sipas institutit QKK të Republikës së Shqipërisë, përkufizimi për filmi është bërë me ligj i cili thotë se "Film quhet prodhimi audiovizual që përmban një sasi planesh filmik të ndërlidhura, të shoqëruara me zë apo jo, të cilat krijojnë efektin e lëvizjes, duke pasur një harmoni unikale ndërmjet formës dhe përmbajtjes"[1].
Filmat prodhohen duke rregjistruar ose filmuar objekte dhe persona të vërteta ose duke përdorur vizatime dhe efekte speciale. Filmat përbëhen nga një seri fotografish të treguara me shpejtësi njëra pas tjetrës të cilat japin iluzionin e një lëvizjeje të pandërprerë tek syri i njeriut.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Historia e filmit
Filmi më i pari i regjistruar është Roundhay Garden Scene nga regjisori dhe producenti Louis Le Prince të vitit 1888.
[redaktoni] Kategorizimi sipas moshës
Vepra filmike që për cak kanë publikun pa marrë parasysh moshën e tyre hynë në kategorin ‘A’ të veprave artistike. Filmat e prodhuar me qëllim shfaqjeje para publikut mosha e të cilëve është mbi 14 vjeçare hynë në kategorin ‘B’ ndërsa për ata që cakun e kanë shikuest mbi 18 vjeçë është kategoria ‘C’. [2]
[redaktoni] E drejta mbi filmin vendas
E drejta mbi lëndën filmike trajtohet si lëndë arkivore publike për filmat vendas d.m.th të financuara nga Sigla QKK[2]
[redaktoni] Shiko edhe
- Lista e filmave
- Lista e aktorëve
- Lista e filmave shqip
- Lista e anime
- Lista e regjisorëve
- Lista e producentëve
- Database i Filmit Shqiptar
[redaktoni] Burim i të dhënave
- ^ QKK-Ligji për kinematografi, neni 2, në internet prill 2007
- ^ a b LIGJI PËR KINEMATOGRAFINË Në amëzën assembly-kosova.org
[redaktoni] Faqe interneti
Lista e filmave — Lista e viteve në film — Lista e filmave shqip — Lista e aktorëve — Academy Awards
| Ky artikull nga Filmi është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |

