Fjala kyçe (programim)
Në programimin kompjuterik, fjala kyçe paraqet një fjalë identifikuese që ka një domethënie të veçantë brenda një gjuhe programuese. Në shumicën e gjuhëve programuese si C, C++ dhe Java, fjalët kyçe janë të rezervuara, ku kjo do të thotë që në këto gjuhë programorët nuk e kanë të lejuar që t'i shfrytëzojnë këto fjalë për emërtimin e variablave apo funksioneve. Duhet veçuar që fjalët kyçe identifikohen nga përpiluesi si pjesë e sintaksës të gjuhës programuese[1]. Ndër fjalët kyçe më të shpeshta në gjuhët programuese janë:
if,thendheelseqë shfrytëzohen për vlerësime në bazë të kontrollit të rrjedhshmërisë së programit.for,whiledhedoqë shfrytëzohen për ekzekutime të përsëritura të pjesëve të programit.returni cili shfrytëzohet për dalje nga funksioni, dhe vazhdimin e ekzekutimit të programit menjëherë pas pikës ku është thirrur funksioni në fjalë.
Varësisht nga ambienti punues i programorit, fjalët kyçe theksohen me ngjyrë të veçantë që i bën të dallohen nga pjesët tjera të programit. Theksimi i fjalëve kyçe paraqet edhe një avantazh kur programori bën gabime të rastësishme në shkrimin e tyre, me ç'rast fjala kyçe nuk theksohet me ngjyrë dhe gabimi vërehet[2].
[redakto] Referencat
- ^ Parsons, David (01 2002). "Chapter 2: What is C++?", Object Oriented Programming with C++, 2, Continuum International Publishing Group, 16. ISBN 0-8264-5428-3. - (Anglisht)
- ^ Horton, Ivor (2008-03-31). "Chapter 2: Data, Variables, and Calculations", Ivor Horton's Beginning Visual C++ 2008. Wrox Press, 50. ISBN 0-4702-2590-4. - (Anglisht)
