Flamuri i Gjermanisë
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Flamuri i Gjermanisë është një flamur tre ngjyrësh në formë horizontale. Nga lart poshtë, dallohen qartë shiritat e zinj, të kuq dhe të verdhë (një ngjyrë e verdhë e ngjashme me floririn). Pas përshtatjesh të shumta që nga viti 1919, ai do merrte formën e tij të fundit konstitucionale vetëm në 1949 për mos pësuar më modifikime të mëtejshme.
Flamuri Midis Hipotezave dhe Historisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka shumë hipoteza të ndryshme rreth flamurit të Gjermanisë. Një nga këto teori do të ishte se ngjyrat e flamurit, si e zeza dhe e verdha e florinjtë, janë trashëguar nga veshja jo zyrtare e ushtarëve të perandorisë Romake. Duke trashëguar këto ngjyra, flamuri do të bëhej shpejtë flamuri përfaqësues i Perandorisë Austriake, që u krijua në vitin 1804, me Francis-in si sundimtarin e fundit të Perandorisë së Shenjtë Romake. Mbas dy vjetësh duke ndjekur fitoren e Napoleonit ndaj Austrisë në Austerlitz, Perandoria Romake u shuajt si term. Nga ajo kohë ato ngjyra do të shoqëronin Dinastinë e Habsurgve, që mori emrin si “Monarkia e Zezë dhe e Artë” pikërisht për këtë flamur.
Kuptohet që kjo ishte një nga idetë dhe hipotezat e shumta. Ngjyrat si e zeza, e kuqja dhe e verdha e flamurit kanë lidhje me vitet 1840. Në këtë vit ky flamur do të përdorej si simbol i lëvizjes kundra Statusit të Evropës Konservative që u formua pak mbrapa se Napoleon Bonaparti të kapitullonte. Territoret e njohura sot si Gjermania, do të bashkoheshin (shiko edhe Prusinë), dhe Konfederata Gjermane do të mbizotëronte mbi republikanët. Ky sistem i ri do të vendoste rregull dhe të ruante paqen, duke luftuar tendencat nacionaliste dhe liberale, që kishin ardhur bashkë me sundimin e Napoleonit.
Vetëm mbas një krize ekonomike në 1840, radikalët dhe nacionalistët do të gjenin mundësinë për të pasur përkrahje dhe për të lëvizur. Mbas revolucionit të 1848, radikalët dhe nacionalistët do të kalonin në duar pushtetin dhe Asambleja Kombëtare do të formohej për herë të parë pas shumë përpjekjesh dhe debatesh. Megjithatë, kjo lëvizje do të binte brenda një viti. Kjo për shkak të rritjes së ekonomisë. Radikalët dhe nacionalistët do të humbnin mbështetjen në popull dhe pushteti do të kthehej në duar të Monarkëve. Megjithatë kjo luftë politike nuk shkoi fare kot. Kjo lëvizje shërbeu për reforma dhe ia kishte arritur qëllimit për të krijuar një konstitucion që më në fund do të deklaronte të drejtat themelore të shtetasve gjerman.
Pavarësisht nga kjo arritje, liberalët dështuan në përpjekjen për të formuar atë shtet virtual të menduar si “Gjermania e Madhe” dhe duket se deri tani flamuri nuk ishte përdorur më shumë se një simbol i rëndomtë. Parlamenti i Frankfurtit, do të deklaronte ngjyrat e flamurit (të zezën, të kuqen dhe të verdhën) si ngjyrat zyrtare të Konfederatës Gjermane, ku e kuqja nënkuptonte Lidhjen Hanseatic (Hansetik – Lidhje tregtare me vendet fqinje si edhe me vende të tjera, ku edhe Rusia përfshihej në atë lidhje), dhe e zeza dhe e verdha përfaqësonin Perandorinë Austriake si “Perandoria që i përkiste me të drejtë Gjermanisë” dhe kjo do të ndikonte shumë mbi atë territor që do të njihej më vonë me emrin Gjermania Jugore.
Sidoqoftë, kur vjen puna për të shpjeguar pikturimin dhe formën horizontale të shiritave të flamurit të 1948-tës, përplasemi përsëri në shumë teori të ndryshme. Mendimi më i përhapur ndërmjet dijetarëve gjermanë në këtë fushë, tregon se ngjyrat ishin ato të Lidhjes Studentore të Jenës. Këta të fundit i përkisnin një klase me mendime radikale të Burschenschaften dhe ishin censuruar nga Metternich në periudhën ku kjo Ligë e Studentëve u luftua me efektivitet (Carlsbad Decrees). Një tjetër hipotezë shpjegon se ngjyrat mund ta kenë origjinën nga uniforma e Lützowsches Freikorps (uniforma e ushtarëve vullnetarë prusianë në periudhën e Napoleonit); një uniformë kjo me ngjyrë të zezë kryesisht, ku jakat e kuqe dhe butonat e verdhë plotësonin imazhin e veshjes të studentëve që luftonin kundra Napoleonit. Shumë vonë ngjyra e kuqe do të merrte idenë e një ngjyre revolucioni, me daljet në pah të ideve të Karl Marksit.
Megjithatë ajo që dihet saktë është se këto ngjyra morën famë shumë shpejtë, sidomos gjatë periudhës së Weimar, ku kuptimi i tyre kryesor do të ishte sinonimi i liberalizmit në përgjithësi.
Republika e Vajmarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka disa arsye se pse revolucioni i 1948 dështoi. Si fillim kontributi dhe mbështetja e partizanëve nuk ishte e shumë të, ekonomia e rënduar, konfliktet politike do shtoheshin gjithmonë e më shumë, e të tjerë. Në këtë periudhë klasa e Junker do të dilte fitimtare. Arsye të tjera ishin rritja e fuqisë së Prusisë që dalë ngadalë do të lidhej fuqishëm me Austrinë, duke e bërë kështu Gjermaninë një forcë të madhe në Evropë. Ajo do të përfshihej shumë shpejt në konfliktet e vazhdueshme të Evropës perëndimore. Megjithatë ishin pala e gjermanëve, Friedrich Vilhelm IV që do të refuzonte të bëhej Perandor i Gjermanisë me qendër në Frankfurt.
Statusi i ngatërruar i një perandorie multi-etnike si ajo e Austrisë, do e prishte zgjidhjen e Gjermanisë grossdeutsch, që nuk ishte gjë tjetër vetëm një ëndërr e Gjermanisë së Madhe. Duke e parë në këtë mënyrë, pushteti gjerman me në krye Otto von Bismarkun, e përjashtoi mundësinë për të marrë në gji Perandorinë Austro-Hungareze. Atëherë zgjidhja kleindeutsch do të ishte lufta Austro-Prusiane në vitin 1866. Për çudi, pjesa virtuale e Gjermanisë Jugore, do të përkrahte Austrinë në këtë luftë. Territore si Bavaria, Baden dhe Württemberg mendohet se u përfaqësuan me flamurin e sotëm kombëtar të Gjermanisë. Ky flamur ishte pak ndryshe nga flamuri tradicional që pjesa veriore e Prusisë përdorte. Lufta mbaroi me humbjen e Konfederatës Gjermane. Prusia do të shndërrohej ngadalë, jo në formë zyrtare, në Konfederatën Veriore Gjermane, e krijuar më 1867. Më 25.06.1867, Konfederata Gjermane në pushtet, do të zgjidhte edhe flamurin zyrtar duke përshtatur ngjyrat e Prusisë (të bardhën dhe të zezën), si edhe duke përshtatur ngjyrat e Lidhjes Hanseatic (të kuqen dhe të bardhën). Flamuri i formuar do të kishte ngjyrat: e zezë, e bardhë, e kuqe (schwarz-weiß-rot, siç quhej nga vetë gjermanët dhe kuptohet se vijat ishin horizontale ashtu si edhe sot). Ky flamur u zyrtarizua dhe do të përfaqësonte Perandorinë Gjermane, që nga viti 1871 deri në vitin 1918, duke zhdukur përfundimisht Konfederatën Gjermane.
Lufta e Parë Botërore do të përfshinte Evropën shumë shpejtë dhe Gjermania do të humbiste në këtë luftë të madhe. Flamuri i Perandorisë humbi përsëri, dhe Republika e Re e Weimar, edhe një herë zyrtarizoi flamurin ngjyrë zi, ngjyrë kuq dhe ngjyrë të verdhë (e verdhë e florinjtë), më 11 gusht të 1919. Republika e Re e Weimar, do të debatonte ashpër me monarkët dhe konservatorët, të cilët dëshironin të kthenin flamurin tradicional para luftës (ngjyrë zezë, ngjyrë bardhë dhe ngjyrë kuq). Vetëm më 1926, ku kjo kërkesë do të bëhej e vërtetë dhe kjo vetëm për detyrat diplomatike detare. Pra të gjitha anijet gjermane së shpejti do të pajiseshin me flamurin e lodhur “ngjyrë zezë, ngjyrë bardhë dhe ngjyrë kuq”.
Periudha Naziste
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me ardhjen e nazistëve në pushtet më 1933, flamuri që ishte pranuar më parë nga Republika e Weimar, do të zëvendësohej me flamurin e mëparshëm të Perandorisë Gjermane, para Luftës së Parë Botërore. Dhe ja ku flamuri ngjyrë zezë, ngjyrë bardhë dhe ngjyrë kuq rikthehet përsëri në jetën politike të Gjermanisë. Por kjo vetëm për një periudhë të shkurtër kohe, sepse nazistët shumë shpejtë do të ndryshonin flamurin e vënë po nga ata vetë, me flamurin e kuq me në qendër shenjën e svastikës së famshme. Kjo u bë e mundur më 15 shtator 1935. Kjo nuk do të ishte një datë zyrtare dhe në të vërtetë ky flamur ishte vetëm flamuri i partisë naziste. Flamuri me kryq të thyer në fushë të kuqe, do të vendosej në të gjithë zyrat e shtetit dhe në vendet publike do të vendosej gjithashtu. Shenja e zezë e svastikës (ose siç njihet nga disa si kryqi i thyer), u vendos brenda një rrethi të bardhë, në një fushë të kuqe. Kjo për të rikrijuar tre ngjyrat e flamurit të Perandorisë Gjermane, përpara Luftës Botërore I (ngjyrë zezë, ngjyrë bardhë dhe ngjyrë kuq). Flamuri i mëparshëm (flamuri ngjyrë zi, ngjyrë bardhë dhe ngjyrë kuq), do të ndalohej nga forcat naziste dhe do të shpallej i paligjshëm.
Mbas Kapitullimit të Gjermanisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lufta e Dytë Botërore gjithashtu do të rezultonte me kapitullimin e Gjermanisë. Aleatët dhe Sovjetikët do të dyndeshin në Gjermani. Flamuri nazist do të censurohej nga aleatët dhe një flamur tjetër do të zgjidhej për Gjermaninë, kjo pasi Gjermania mbeti pa qeveri. Flamuri i ri do të përfaqësonte popullsinë civile gjermane. Ky nuk do të ishte një flamur i mirëfilltë dhe do të ishte trekëndorë gjithashtu (zakonisht shtetet nuk përdorin flamuj trekëndorë). Shkronja C do të pagëzonte atë flamur dhe ai do të quhej “C-Pennant”. C-ja merrte kuptimin e kapitullimit në anglisht (Capitulation – Kapitullim ose në gjermanisht C-Doppelstander). Nga Aleatët u vendos se ky flamur nuk duhej të nderohej dhe nuk duhej të përshëndetej nga asnjë nga kombet e botës, mbase kjo si një kujtim i hidhur nga lufta.
Shumë debate dhe polemika do të vijonin në vazhdim dhe edhe një herë, flamuri ngjyrë zi, ngjyrë kuq dhe ngjyrë verdhë do të rikthehej në skenë. Republika Federale e Gjermanisë (ose Gjermania Perëndimore në duar të aleatëve), do të përshtaste këtë flamur dhe më në fund, më 9 maj 1949, do të zyrtarizohej edhe një herë. Republika Demokratike Gjermane (ose Gjermania Lindore në duar të Sovjetikëve), kishte përdorur flamurin e vjetër të Gjermanisë si fillim. Por më 1 tetor, 1959, një flamur i tipit komunist do të prezantohej. Emblema tipike komuniste (çekiçi) do të vendosej në mes të flamurit dhe disa kompaset gjithashtu do të spikasnin në një tufë gruri. Ky flamur më vonë (saktësisht gjatë Luftës së Ftohtë) do të ndalohej rreptësisht në Gjermaninë Perëndimore, ashtu si edhe flamuri nazist është edhe sot i ndaluar.
Sot Gjermania përdor flamurin e zakonshëm; flamurin ngjyrë zi, ngjyrë kuq dhe ngjyrë verdhë (shiko figurën për detaje).
Kronologji e flamujve të Gjermanisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Flamujtë e Gjermanisë të përdorur gjatë viteve |
---|
Flamuri zyrtar i Gjermanisë përdorur gjatë viteve 1848 - 1849 |
Flamuri i Perandorisë Gjermane përdorur gjatë viteve 1867-1871. Ky flamur përfaqësonte Federatën Veriore Gjermane. |
Flamuri i Republikës Weimar përdorur gjatë viteve 1919-1933 |
Flamuri zyrtar i Republikës Weimar i përdorur për punët ose shërbimet e jashtme të Gjermanisë (përdorur gjatë viteve 1921-1935). |
Flamuri Nazist i përdorur gjatë luftës së dytë botërore. Ky flamur sot është rreptësisht i ndaluar në Gjermani dhe shumë vende të tjera. Përdorur gjatë viteve 1933-1945. |
Flamuri i Gjermanisë Perëndimore (përdorur gjatë viteve 1949-1990) dhe Lindore (përdorur gjatë viteve 1949-1959). |
Flamuri i Republikës Demokratike Gjermane, përdorur gjatë viteve 1959-1990 dhe i çensuruar nga Republika Federale Gjermane deri më 1969. |
Flamuri i sotëm që përfaqëson shtetin Gjerman. |
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Historia e Flamurit Gjerman në German-Flag-History.com
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Flamujt gjerman e përdorur në mesjetë
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Flamuri gjerman në historinë e flamujve të botës