Flamuri i Japonisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Flamuri i Japonisë

Hinomaru (日の丸 Disku i Zjarrtë) është flamuri i Japonisë. I njohur edhe me emrin Nisshōki (日章旗 "Flamuri i diellit"). Në qendër të flamurit ndodhet një rreth i kuq që simbolizon lindjen e diellit.

Sipas legjendës ky flamur e ka origjinën në kohën kur Mongolia sulmoi Japoninë gjatë shekullit të XII, pak para se prifti (ose murgu) budist Nichiren t’i jepte diskun e flaktë perandorit të Japonisë, që gjithmonë sipas legjendës presupozohej se ishte pasardhës i Perëndive të diellit Amaterasu. Por kjo është vetëm versioni i legjendës. Në fakt “Rrethi i zjarrtë” mendohet se është përdorur nga adhurues samurai, në luftën midis klaneve Taira dhe Minamoto gjatë shekullit të XII. Ky flamur ishte shumë i përdorur nga ushtarakët gjatë periudhës së Sengokut (konflikt i armatosur midis dy vendeve), gjatë shekullit XV dhe XVI. Vetëm më 7 gusht1854, me hapjen e porteve me të huajt, Hinomaru do të përdorej si flamuri zyrtar i Japonisë nëpër anijet tregtare dhe luftarake. Megjithëse ai është përdorur që nga periudha Meiji, Hinomaru do të bëhej flamuri zyrtar Japonez vetëm në 13 gusht 1999.

Për më tepër të gjithë 47 prefekturat e Japonisë, përfaqësohen dhe mbajnë një flamurë të tyre për t'u dalluar nga njëra tjetra. Të gjithë këta flamurë ngjasojnë me flamurin kombëtarë Hinomaru. Në qendër të tyre qëndron një shenjë dalluese e quajtur mon. Kjo shenjë kompletohet nga vetëm një ngjyrë e vetme në sfond. Disa nga këta shenjat dalluese të quajtura mon, përfaqësojnë emrin e prefekturës të shkruara me ideografe katakana sipas gjuhës japoneze, ndërsa shumë flamuj të tjerë kanë në qendër shenjat përkatëse që një X prefekturë mund të përdorë si simbol të saj.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]