Fletat e Stileve të Shkallëzuar
| Shtesë e emrit të file | .css |
|---|---|
| Tip mjeti Interneti | text/css |
| I zhvilluar nga | World Wide Web Consortium |
| Tipi i formatit | Gjuhë stilesh |
| Standard(s) | Liveli (I rakomanduar) Liveli 2 (I rekomanduar) Liveli 2 Revizioni 1 (Kandidat i rekomanduar) |
Fletat e stileve (CSS, nga anglishtja Cascading Style Sheets) është një gjuhë stilesh e përdorur për prezentacionin e një dokumenti i shkruajtur në gjuhën markup. Përdorimi më i zakonshëm është stilimi i faqeve Web i shkruajtur në HTML dhe XHTML, edhe pse gjuha mund ti aplikohet çdo dokumenti XML, duke përfshirë SVG (shqip Grafikë Vektoriale e Shkallëzuesme) dhe XUL.
CSS mund të përdoret nga lexuesit e faqeve të rrjetit të caktojnë kolorin, stilet e shkronjave, planimetrin ose layout, dhe pamje të tjera të prezantimit të dokumentit. Është kryesisht i projektuar për të bërë të mundur ndarjen e përmbajtes së faqeve (e shkruajtur në HTML, ose një gjuhë markup të ngjashme) nga prezantimi i dokumentit (i shkruar në CSS). Kjo ndarje lehtëson përdorimin, jep më shumë fleksibilitet dhe kontroll në specifikimin e karakteristikave të prezentimit, dhe zvogëlon ndërlikimin dhe ripërsëritjen e përmbajtjes strukturale. CSS specifikon një skemë prioriteti për të saktësuar kush rregull stili apilohet në qoftë se një ose më shumë rregulla gjëhen në një element i veçantë. Në këtë të kështu-quajtur shkallëzim, prioritetet ose pesha llogariten dhe i caktohen rregullave, kështu që rezulatet janë të parashikueshme.
Specifikimet e CSS mbahen nga World Wide Web Consortium (W3C).
[redakto] Sintaksa
CSS-ja ka një sintaks të thjeshtë, dhe përdor fjalë kyçe në gjuhën angleze për të specifikuar emrat e disa stileve të pronave (en properties).
Poshtë është një shëmbull i sintaksit:
h1 { color: white; background: orange !important; } h2 { color: white; background: green !important; }
Me h1 seleksionohet kryeja e parë (komanda <h1> në (X)HTML). Më mbas specifikohet stili për prezantimin e elementit: color është ngjyra e tekstit, dhe është vendosur e bardhë; background është ngjyra e mbushjes së fushës, dhe është deklaruar të jetë portokalli. Fjala !important specifikon që ai stil, sipërshkruan çdo stil të tjerë që elementi mund të ketë marë.
[redakto] Lidhje të jashtme
- CSS në Open Directory Project
- Fletat e stileve, projektim për Rrjetën - Kapitulli 20 i librit Cascading Style Sheets, designing for the Web, nga Håkon Wium Lie dhe Bert Bos (2nd edition, 1999, Addison Wesley, ISBN 0-201-59625-3), jepë një dritë në historinë e CSS.
- Faqja Zyrtare e CSS te W3C - Përmban lidhje për specifikimet e CSS.
- Firebug, një plug-in për Firefox që lejon inspektimin dhe manipulimin vizual të CSS, JavaScript dhe Ajax.

