Florent Buca
Florent Buca | |
---|---|
Lindi | 18 mars, 1982 Gjilan |
Kombësia | shqiptar |
Profesioni | Artist Vizuel / Dizajner Grafik |
Florent Buca, i lindur në Gjilan-Kosovë, është artist vizuel.
Ai ka mbaruar studimet bazë dhe ato post-diplomike në Universitetin e Prishtinës, dega e dizajnit grafik, tek profesori me renome Shyqri Nimani.
Arti Grafik, Grafika reklamuese, Kaligrafia, Vizatimi, Fotografia, Multimedia dhe Ilustrimi janë degët ku fokusohet artisti.
Ka punuar në shumë mediume elektronike dhe të shkruara e studio grafike. Gjithashtu ka qenë pjesëmarrës në disa ekspozita kolektive.
Tani është mësimdhënës në shkollën e mesme të Artit Pamor ‘Adem Kastrati’-Gjilan.
Ndonëse prej kohësh krijmtaria artisitke e Florentit është multidisiplinare, ai së fundi është duke realizuar një sërë punimesh të veçanta në ‘Art Minimal’, nisur nga idea ku ‘shumë është pak’ dhe ‘pak është shumë’. (More is less. Less is more.)
Puna artistike e tij dallohet me pak forma, vija, subjekte e ngjyra, ku ilustrohen ndodhitë momentale-sociale-politike, kujtimet, historia, trashëgimia e emocionet.
‘Being Simplistic’ të qenurit i thjeshtë apo thjeshtësia, mbizotërojnë në punën e artistit, duke eliminuar tiparet e pa nevojshme. Pra, vëmendja përqendrohet në thelb, koncept dhe identitet të subjektit apo ilustrimit.
Ndonëse kjo formë e artit është pak e aplikueshme në Kosovë dhe rajon, artisti bën diferencën, duke përcëlluar një freski në botën vizuele.
Eksperienca profesionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]• Kryedizajner dhe faqosës në shumë gazeta ditore në Kosovë
Dizajn dhe faqosje në gazetën Lajm Eksluzive, Prishtinë
Dizajn, faqosje, pre-press dhe filmim në gazetën Kosova Sot, Prishtinë
Kryedizajner i gazetës PavarësiaNews, Prishtinë
• Dizajner në studion grafike ZhakiGrafikë, Prishtinë
• Drejtor artistik në agjensionin e marketingut, Yellow Pages
• Themelues dhe drejtor udhëheqës i studios grafike dhe dizajnuese “Penta”
Në kuadër të kësaj studioje u krijua libri informativ me shtatë edicione rradhazi
• Ideator dhe projektues i shumë projekteve animuese 3D brenda dhe jashtë vendit
Dizajnim i reklamave, përgatitje e kampanjave reklamuese, animacioneve të
ndryshme në televizionet kosovare, RTK, KTV, TV21, etj;
• Bashkëpuntorë me produksionin Arena Film, ku u përgatit një film serik
vendor i cili është shfaqur në Digit-Alb titulluar ‘Familjet’
• Atele Personale / Studio në Gjilan që merret me dizajnimin dhe marketingun e shumë brendeve të ndryshme të kompanive.
Dizajnim i shumë punëve profesionale si për shembull: katalogje, logo, libra, broshura, reklama ngjitëse, billborde, kalendarë të ndryshëm, fletushka reklamuese (flajera), vizitkarta etj.
• Mësimdhënës në shkollën e mesme të artit pamor ‘Adem Kastrati’ në Gjilan
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqja zyrtare
- Fletet e Arta
- https://2lonline.com/art-nga-karantina-magjite-e-artistit-florent-buca/
- https://www.06press.com/florent-buca-permes-artit-shfaq-gjendjen-tone-qe-po-e-kalojme-ne-karantine/ Arkivuar 28 qershor 2020 tek Wayback Machine
- http://kryelajmi.com/florent-buca-nepermjet-artit-prek-tema-aktuale-ne-vendin-tone/
- https://observerkult.com/karantinimi-inspirues-i-florent-buces/
- https://alb-spirit.com/2020/06/02/ekskluzive-me-artistin-florent-bucaarti-grafik-si-magji-e-thjeshtesise-ne-forme-por-qe-troket-fuqishem-ne-ndergjegje/
- https://www.albanianews.it/cultura/arte/florent-buca