Florent Buca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Florent Buca
(1982 - jeton)

Florent buca.jpg
Emri: Florent
Mbiemri: Buca
Lindi më: 18 mars, 1982
Vendlindja: Gjilan
Vdiq më: jeton
Profesioni: Dizajner Grafik

Florent Buca u lind më 18 mars 1982Gjilan, Kosovë.

Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në Gjilan. Në vitin 2001 u regjistrua në Akademinë e Arteve në Prishtinë, dega e dizajnit grafik, në vitin 2004 e përfundon fakultetin e arteve në Prishtinë, dega e dizajnit grafik te mentori i tij Shyqeri Nimani, me notën mesatare 9,6 dhe shquhet si student i dalluar në Akademinë e Arteve të Prishtinës në të gjitha lëndët, si në : vizatim, kaligrafi, multimedia, grafikë reklamuese, fotografi si dhe në lëndën profesionale Përgatitje e librit.

Në vitin 2004 fillon studimet postdiplomike master deri në vitin 2006. Florent Buca ka marr pjesë në disa ekspozita kolektive si: Flaka Janarit 2001 Gjilan ; ekspozita kolektive e studentëve 2002 Gjilan ; ekspozita kolektive Tiranë 2003 ; ekspozita e portretit 2003 në Gjilan ; Salloni i Nëntorit në Prishtinë dhe vazhdon te jetë aktiv në shume ekspozita tjera.

Eksperienca e punës[redakto | redakto tekstin burimor]

Prej vitit 1997 ka punuar si dizajner i pavarur në Gjilan, ku ka kryer shumë punë profesionale si për shembull : katalogë, logo, libra, broshura, reklama ngjitëse, billborde, kalendarë të ndryshëm, fletushka reklamuese (flajera), meny të ndryshme, vizitkarta etj.

Nga 2001 gjer më 2002 për një vit vazhdon të mban kurse profesionale për përgatitjen e studentëve dhe nxënësve më të vegjël me MR. Fitim Aliun në Gjilan në Art Figurativ.

Në vitet 2003-2004 ka punuar në gazetën Lajm Ekskluzive si dizajner, faqosje ; në gazetën Kosova Sot po ashtu si dizajner, faqosje, pre-press, filmim ; në studion grafike ZhakiGrafikë si dizajner ; në gazetën PavarësiaNews si kryedizajner, shef i grafikës si dhe në Yellow Pages, si drejtor Artistik për Katallog-un dhe reklama të ndryshme.

Në vitin 2006 themelon studion grafike “Penta”Prishtinë pra studion e vet, ku me një hov të madh të punës arrin të depërtojë shume mirë në tregun kosovar, me gjitha punët vizuale, me përgatitje te dizajnit profesional. Si projekt të dytë kryesor, në bashkëpunim me Fllanza Ramusaj si bashkëpronare krijojnë librin e biznesit Fletët e Arta dhe për një kohë shumë të shkurtë me përplot përkushtim arrijnë të bëhen numër një sa i përket informatorëve të biznesit në Kosovë.

Ideator dhe planifikues kreativ i katalogut Fletët e Arta.

Fletët e Arta si projekt tregoi shumë sukses ku për një kohë të shkurtë, në gjirin e tij si libër, arrin ti ketë më shumë se 1000 klientë e biznese, duke dalë si një libër super ekskluziv dhe serioz, si në përgatitjen pamore po ashtu edhe në shtyp me një cilësi super të mirë. Në kuadër të këtij projekti, krijohet po ashtu ueb faqja zyrtare www.fletetearta.com.

Duke parë kërkesat dhe mungesën në tregun e Kosovës për reklama moderne me xhirime profesionale si dhe punë vizuale në 3D filloi me një projekt tjetër duke iu kthyer studios me tepër për përgatitje të xhirimeve, të spoteve dhe reklamave në 3D.

Pra më 2007 fillon projekti i dytë me Pentën për përgatitjen e reklamave në përgjithësi si dhe reklamave, animacioneve të ndryshme në bashkëpunim me Arben Metën që vjen si përforcim në përgatitjen e reklamave në 3D. Në studion Penta fillojnë të arrijnë kulmin, reklamat televizive në përgjithësi, në të gjitha mediumet e Kosovës RTK, TV21, KTV, etj.

Në vitin 2008 fillon përgatitja e një seriali vendor. Në bashkëpunim me produksionin Arena Film, studio Penta i merr përsipër të gjitha efektet vizuale prej intro-s, nuancat e serialit e deri te montazhi dhe post-produksioni i serialit, pllakata etj. Seriali shfaqet në Digit-AlbShqipëri ku edhe bën një bujë shumë të madhe.

Në vitin 2008, sa i përket reklamave televizive në Kosovë, kjo studio arrin ta ketë pozitën e parë në vend. Shumica e reklamave 3D që shfaqen në Kosovë dalin nga studio Penta e cila ka edhe uebfaqen e saj zyrtare, www.visualpenta.com, duke përfshirë përgatitjen e plotë të marketingut duke filluar prej krijimeve të logove, shenjave të ndryshme e deri në reklama për TV të shume firmave të mëdha vendore që janë në Kosovë.

Në vitin 2009 arrijnë të bëhen pothuajse studio më e famshme sa i përket marketingut, me shumë reklama për TV dhe me Libër të Biznesit Fletët e Arta...

Vazhdimi i kërkesave të firmave për animacione të ndryshme si dhe shume shenjave, të reja, fillon zgjerimi i mëtutjeshëm i studios Penta duke marr përsipër shume projekte dhe shume firma në veti, duke pasur parasysh besimin e shume klientëve arrin të zgjerohet edhe më shumë.

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]