Forca aerodinamike
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Forca aerodinamike (rezistenca e gazrave), duke konsideruar një trup të ngurtë të zhytur në një gaz, është forca rezultante që gazi ushtron mbi trupin, ose cilido komponent i saj. Duke analizuar origjinën e kësaj force mund ta ndajmë në dy komponentë : forca normale dhe forca tangjente me sipërfaqen ose sipërfaqet e trupit në fjalë.
Forca normale [redakto]
Lind nga shtypja që gazi ushtron mbi sipërfaqen e trupit të ngurtë të zhytur në të.
Forca tangjente [redakto]
Lind nga viskoziteti i gazit të konsideruar, ose e thënë ndryshe nga fërkimi i gazit me sipërfaqen e trupit të ngurtë dhe varet nga shpejtësia reciproke midis trupit dhe gazit.
| Ky artikull nga Fizika është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |