Forcat e Armatosura të Sao Tomes dhe Principes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Forcat e Armatosura të Sao Tomes dhe Principes (FASTP) janë forcat e armatosura të kombit ishullor të Sao Tomes dhe Principes, në brigjet e Afrikës Perëndimore. Ushtria e ishujve përbëhet nga një kontigjent i vogël tokësor dhe detar, me një buxhet të kufizuar. Ushtria e ShBA-së dhe marinat e tjera të huaja, të ndodhur pranë korsisë detare të komunikimit me rëndësi strategjike në Gjirin e Guinesë, për shkak të shqetësimeve të fundit në lidhje me çështjet e sigurisë rajonale, duke përfshirë sigurinë për cisternat e naftës që kalojnë në zonë, kanë rritur angazhimin e tyre me FASTP-në, duke i ofruar vendit me ndihmë në formën e projekteve të ndërtimit dhe të misioneve të trajnimit, si dhe integrim në programet ndërkombëtare të shkëmbimit të informacionit dhe të inteligjencës.