Fore Kureta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fore Kureta u lind në Përmet, në 9 mars 1924. Pasi bëri 5 klasë shkollë punoi në skelën e Vlorës e në puset e naftës të Kuçovës. Në vitin 1942 lidhet me Luftë NAÇl. Në maj ‘43 inkuadrohet në batalionin “Naim Frashëri”, që u bë pjesë në Brigadën e VI-S. Pas çlirimit mbaron studimet në Bullgari për lundrim. Me prishjen e lidhjeve me Kampin Socialist dhe ikjen e specialistëve të huaj, oficerët shqiptarë u detyruan të merrnin shumë shpejt drejtimin e Flotës Tregtare. Fillimisht emërohet si Oficer i Parë në anijen 5-mijë tonësh “Durrësi” më pas si Kapiten i anijes 3.500 tonësh “Skënderbeu”. Më vonë emërohet Kapiten i anijes 12.012 tonësh “Tirana”.