Forex

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Forex është shkurtim i 'foreign exchange' (këmbim valutor) - prandaj tregetia në Forex është investimi ose spekullimi në kursin e këmbimit ose çmimet e valutave nacionale. Ashtu sikurse një investor mund të tregtojë aksione, mallra, obligacione qeveritare ose të korporatave, ai mund gjithashtu të bëjë supozime për luhatjen e çmimeve të valutave të huaja.


Tregu global i Forex përbëhet nga valutat e çdo shtetit, dhe kanë mundësi tregëtimi 24 orë në ditë, 5 ditë në javë. Tregtarët e Forex-it mund të operojnë nga çdo vend, madje edhe nga shtëpia. Koha më e zënë për tregti në Forex është kur sesioni i SHBA është duke u hapur dhe sesioni i Europës është duke u mbyllur, e cila është ndërmjet 13:00 dhe 17:00 GMT. Çmimet e valutave lëvizin poshtë e lart shumë shpejt gjat kësaj kohe, e cila krijon si mundësi ashtu edhe rreziqe.


Bazat e Forex-it nuk janë shumë të komplikuara: Ju blini një valutë kur është e ulët, e shisni kur është lartë, dhe merrni profit . Ju poashtu mund të merrni profit duke shitur me çmim të lartë dhe pastaj duke blerë ulët. Kjo quhet "short selling". Duhet kohë dhe prakikë për mësimin e parashikimit të luhatjeve në vlerat valutore dhe për tu bërë i suksesshëm në tregtinë Forex. Shumë faktorë mund të ndikojnë në çmimin e një valute në krahasim me vlerën e asaj ndaj valutave tjera - si p.sh perspektiva ekonomike kombëtare, ndryshime politike etj. Një tregtar Forex i suksesshëm mëson se si ti lexojë këto indikatorë. Tregtarët kanë shumë material edukativ në dispozicion në internet për zgjerimin e dijeve të tyre - kontrolloni seksionin Edukativ të faqes së Admiral Markets.


Forex zakonisht konsiderohet si rrezik i madh për investitorë privat, por në klimën aktuale ekonomike është duke u bërë një opsion më tërheqës. Forexi nuk është për zemërlëshuarit, por një investitorë i aftë me strategji të saktë mund të jetë i suksesshëm.


Forex ka disa përparësi të ndryshme, krahasuar me llojet e tjera të investimit. Në tregun Forex, një investitor mund të përdorë leva, një menyrë që nuk është e mundshme në klasa të tjera të aseteve.


Supozoni se do te blini një shtëpi. Zakonisht, ju mund ti jepni 10 deri në 20 përqind të çmimit të përgjithshëm të shtëpisë. Paratë e tjera i huazoni nga banka. Supozojmë se jeni duke blerë shtëpi që kushton $100,000. Ju i jepni $20,000 dhe i huazoni të tjerat nga banka. Pastaj supozojmë se çmimi i asaj shtëpie rritet në $120,000 brenda 6 muajve, e cila është shumë e mundshme në një treg rritës. Pastaj ju mund ta shisni shtëpinë dhe ti dyfishoni paratë tuaja.


Forex punon mënyrë të njejtë - dhe edhe më shumë: Me Forex ju mund të kontrolloni shuma deri në 500 herë më të mëdha se investimi juaj fillestar.


Forex ka përparësi shtesë mbi llojet e tjera të instrumenteve financiare. Investitorët mund të hyjnë në treg me shuma shumë më të vogla parash, të tregtojnë lehtësisht dhe të dalin nga tregetia.


Në Bashkimin Europian, Forex monitorohet nga afër dhe rregullohet fort. Tregu Forex është rritur shumë shpejt në vitet e kaluara dhe është zona financiare me rritje më të shpejtë. Njëra prej arsyeve për këtë rritje të shpejtë është softueri i cili e ka revolucionar industrinë në vitet e kaluara. Në ditët e sotme ekzekutimi i tregtive është shumë më i lehtë - çdokush që ka akses në internet mund të blejë dhe shesë valuta brenda disa sekondave, në çdo kohë, çdo vend.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

http://www.forextrade.al/education/what-is-forex/