Frekuenca këndore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Ky koncept duhet dalluar nga Shpejtësia këndore

Frekuenca këndore tregon se sa shpejt një objekt rrotullohet

fizikë, frekuenca këndore ω (e referuar gjithashtu edhe si shpejtësia skalare këndore, frekuanca radiale, frekuenca rrezore, frekuenca orbitale) është një matje skalare e normës së rrotullimit. Frekuenca kendore është madhësia e sasisë vektoriale e njohur si shpejtësia këndore. Termi frekuenca këndore vektoriale \vec{\omega} përdoret ndonjëherë si një sinonim për madhësine e vektorit të shpejtësisë këndore. [1]

Në sistemin e njësiveSI , frekuenca këndore matet në radian për sekondë, me dimensione s−1 meqënëse radiani është pa përmasa.

Një rottullim i plotë është i barabartë me 2π radian, pra [1][2]


\omega = {{2 \pi} \over T} = {2 \pi f} = \frac {|v|} {|r|}

ku

'ω është frekuenca kendore ose shpejtësisë këndore (e matur në radian për sekondë),
T është perioda (e matur në sekonda),
F është frekuenca e zakonshme (e matur në herc),
v është Shpejtësia tangjenciale për një pikë rreth boshti të rrotullimit (e matur në metra për sekondë),
r është rrezja e rrotullimit (e matur në metra ).

Frekuenca këndor është pra një faktor i shumefishte ifrekuencës së zakonshme. Megjithatë, përdorimi i frekuences kendore është shpesh më i preferuar në shume aplikime, sepse ajo shmang përdorimin e tepërt te π. Në fakt, ajo është përdorur në shumë fusha te fizikës që përfshijne fenomene periodike, të tilla si mekanika kuantike dhe Elektrodinamika.

Për shembull:

a = - \omega^2  x \;

Me përdorimin e frekuences se zakonshme e përcaktuar si rrotullime për sekonde, ky ekuacion do të japi:

 a = - 4  \pi^2  f^2  x\;

Një shprehje që haset shpesh kur kemi të bëjmë me oshilime të vogla apo të papërfillshme, ku atenuimi është minimal është:[3]

 \omega^{2} = \frac{k}{m}


ku

K është konstantja e sustës
m është masa e objektit.

Kjo quhet frekuenca natyrore.

Frekuencë këndore brenda një qarku LC mund të përkufizohet si rrënja katrore e inversit te kapacitances (e matur në farad s), herë induktivitetin e qarkut (në henri).[4]

\omega = \sqrt{1 \over LC}

Shihni gjithashtu[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca dhe shënime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b Karen Cummings, Halliday, David: Understanding physics, S. 449, 484, 485, 487, New Delhi: John Wiley & Sons Inc., authorized reprint to Wiley - India Second Reprint: 2007 (UP1)
  2. ^ Steven Holzner: Physics for Dummies, S. 201, Hoboken, New Jersey: Wiley Publishing Inc 2006, ISBN 978-0-7645-5433-9
  3. ^ Raymond A. Serway,, Jewett, John W.: Principles of physics - 4th Edition, S. 375, 376, 385, 397, Belmont, CA.: Brooks / Cole - Thomson Learning 2006, ISBN 9780534464790
  4. ^ Mahmood Nahvi, Edminister, Joseph: Schaum's outline of theory and problems of electric circuits, S. 214, 216, McGraw - Hill Companies (McGraw - Hill Professional) 2003, ISBN 0071393072 (LC1)

Related Reading:


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]