Fundi i një misioni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fundi i një misioni është një roman i shkruar nga shkrimtari kosovar Ardian Haxhaj (1976) i shkruar ne vitin 2006. Ky roman dallohet për prirjen që të mbushen vakuumet tematike, por edhe të kapërcehen tabutë tematike që e karakterizon krijimtarinë pararendëse në këtë zhanër.

Fundi i një misioni tematizon periudhën e fillimit të Luftës së Dytë Botërore, kur komunikimi ndërshqiptar u bë konkret, veçanërisht me hapjen e shkollave shqipe në Kosovë me ardhjen e kontingjentit të mësuesve të dërguar nga ministri i atëhershëm i arsimit, Ernest Koliqi.

Duke marrë me protagonistë të proveniencës së arsimit dhe misionit të tyre për periudhen historike, e shënueshme në historinë e re të Kosovës, Haxhaj me një mjeshtëri prej artisti arrin të ndërtojë karaktere vepruese brenda rrëfimit romanor, veçori e munguar e prozës pararendëse.

Krahas degëzimit të rrëfimit, përmes linjave të shumta fabulative, Haxhaj po aq sukses tregon edhe në të rrefyerit e thellë, me ç’ rast merret me esenca të jetës në rrethana specifike, por edhe me rivlerësimin e një inserti të historisë se Kosovës.