GAZ-69

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
GAZ-69 në Shqipëri (3+1 vendësh)

Kjo fuoristrade sovjetike, shumë e përdorur në Shqipëri në vitet '50-'90-të. Përdorej jo vetem si mjet transporti për ushtrinë, por edhe për ekspeditat gjeologjike. Ishte mjaft rrezistent dhe mjaft i përshtatshëm për gjendjen e vështirë të rrugëve. Ishte prodhim i Uzinës të Automobilave Gorkovskij (ГАЗ: Gorkovskij Aftomobilnij Zavod)

Në fillimin e viteve '70-të, hyri në përdorim edhe "kloni" i tij kinez BJ, i cili në shumë karakteristika ishte shumë më i dobët se prodhimi sovjetik. Në të folurën e përditshme këto dy lloje fuoristradash thirreshin Gaz rus dhe Gaz kinez.

Gjeologë shqiptarë e çekë para një GAZ-69, gjatë një ekspedite. Viti 1959

Gjithashtu në Shqipëri ekzistonte edhe një tip ARO, makinë rumune e ngjajshme me GAZ-69 sovjetik. Kjo makine u "zhduk" nga qarkullimi aty nga fillimi i viteve '80. GAZ-69 kishte dy versione, një të vogël (3+1 vendësh) dhe një të madh (7+1vendësh).

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]