Gala Dragot

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gala Aliaj Dragot (2 shtator 2005) është këngëtare shqiptaro-belge[1]. Ajo është vajza e artistit Robert Aliaj Dragot dhe e përkthyeses Mimoza Dino.

Karriera artistike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dragoti mori pjesë në sezonin e pestë të The Voice Kids në 2020-n dhe ishte pjesë e ekipit të Shon Dondit. Ajo e fitoi këtë garë muzikore me këngët e Elton Xhonit dhe Bob Dilanit. Pas disa muajsh të The Voice Kids, ajo nxori këngën e saj të parë Contagious. Në fund të vitit 2022, Dragoti interpretoi në Festivalin e Këngës për përzgjedhjen e këngëve në Eurovizion. Më 14 janar 2023, Gala mori pjesë në Eurosong, parazgjedhja belge për Eurovision Song Contest. Paraprakisht, ajo kishte shkruar dy këngë emocionuese "Ollie" dhe "T'inquiète", si dhe u përzgjodh së bashku me 6 kandidatë të tjerë. Dragoti mori pjesë me numrin "T'inquiète" në finalen kombëtare në Paleis 12, ku u rendit në vendin e tretë[2] dhe fitoi çmimin e jurisë atë natë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Age". Famous Birthdays (në anglisht).
  2. ^ "Gala Dragot: Brussels zangtalent getipt als kandidaat-Eurosongfestival". Bruzz.be (në holandisht).