Gati për rinisje

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gati për rinisje Gjinia: Reportazh. Autore Monika Shoshori Stafa. Shtëpia botuese: "Naimi". Viti i botimit 2012. Faqet e librit 274. ISBN 978-9928-109-30-9

Mbi librin

Libri me reportazhe, përshkrime e mbresa udhëtimi "Gati për rinisje" i Monika Stafës, për nga përmbajtja është një enciklopedi historike e bashkëkohore. Autorja shfaqet mjeshtre e reportazhit problemor, historik, politik e shoqëror dhe sjell risi të naryrës teorike e praktike të këtij zhanri të gazetarisë e publicistikës.

Reportazhet e kësaj gazetareje historiane paraqiten si pasurim i formave të pasqyrimit publicistik në gazetarinë tonë. Mjaft prej këtyre shënimeve të udhëtimit priren nga pasqyrimi historik i zhvillimeve dhe problemeve, kjo edhe në saj të kulturës së gjerë e të thelllë historike që zotëron e përfaqëson gazetarja historiane, njëheri historiania gazetare Monika Stafa.