Gazmend Muka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gazmend Muka (1964-Tiranë, 17 shkurt 2012)[1] ishte piktor, kritik, restaurues dhe kurator arti shqiptar. Muka ka marrë pjesë në shumë ekspozita, përfshirë atë të pavionit shqiptar në bienalen e Venecias në vitin 1999, dhe është autor i një vargu botimesh shkencore me gjetje të reja e qasje interesante në fushën e kërkimeve arkeologjike. Ka qenë drejtor në Institutin e Monumenteve të Kulturës (2002-5). Është marrë ndër të tjera me studimin e trashëgimisë bizantine në Shqipëri, përfshirë punimin doktoral mbi familjen e ikonografëve Çetiri të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe studimin historik arkitektonik të kishës bizantine të Labovës së Kryqit.

Ka qenë martuar me koreografen Kozeta Bakiu[1][2].

Botime[3]:

Gazmend Muka, Nexhat Myftiu - Pash: Problematikë kritike në artet shqiptare (Shtëpia Botuese Enciklopedike, Tiranë, 1998)

Gazmend Muka, Behar Gjoka (red.) - Postcurriculum: Ajo që dimë dhe ajo që mund të dimë (Shtëpia Botuese Enciklopedike, Tiranë, 1999)

Gazmend Muka - Art'thënia bizantine tek Çetirët (Afërdita, Tiranë, 1999)

Gazmend Muka - Universi i imazhit bizantin te Çetirët (dizertacion doktorature, Tiranë, 2000)

Gazmend Muka (red.), Ylli Drishti, Suzana Varvarica, Rudina Memaga - Monografi me artistë shqiptarë të shekullit XX (Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, 2000)

Gazmend Muka - Kisha e Lindjes së Shën Mërisë në Labovën e Kryqit. (Albas, Tiranë, 2013)

  1. ^ a b http://shqiptarja.com/lajme/2706/ndahet-nga-jeta-gazmend-muka-la-nje-monografi-te-rralle-71545.html[lidhje e vdekur]
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 23 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?&DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=2&lp=Muka,+Gazmend&LIMIT=0