Gejzeri
Gejzerët janë fenomene të veçanta dhe të rralla natyrore në botë, të cilët paraqesin burime të ujit të nxehtë të cilët shpërthejnë në sipërfaqen e tokës nga brendësia e tokës shpesh edhe në lartësi deri 100 m. Gejzerët kryesisht paraqiten në regjionet vullkanike dhe zakonisht si manifestim postvullkanik. Parqiten edhe në ato vise ku dikur ka pasur vullkane. Gejzerët krijohen me veprimin e avullit të nxehtë me prejardhje magmatike nga uji i cili gjendet në kanalin e vullkanit. Nxehtësia e brendshme e tokës që ushqen vulkanet, nxe edhe ujrat e burimeve të nxehta. Uji i ftohtë i nëntokës arrin në gurët e nxehtë të zonës vullkanike, nxehet dhe fillon të valojë. Presioni i avullit e shtynë ujin jashtë dhe kështu gejzeri qetësohet derisa vjen një sasi tjetër uji. Pamja e gejzerëve është më të vertetë interesante.
Gejzerët janë të lidhur me vullkanet dhe mund të jenë aktiv dhe të shuar.Por edhe vullkanet edhe gejzerët janë shumë atraktiv për vizitor. Gejzerët aktiv janë interesant, ndërsa të shuarit janë atraktiv sepse njerëzit mund t’iu ofrohen krejt afër. Gejzerët janë mjaft të përhapur në botë( rreth 5000). Por megjithatë më së shumti ka Islanda rreth 2000, SHBA, Zelandë të Re dhe Kamqatkë.
Gejzerë e njohur në botë [redakto]
Parku ncional Yellowstone, Wyoming, Amerika Veriore
Fusha e Gejzerve, gad. Kamçatkë, Rusi, Azi.
El Tatio, Çile, Amerika Jugore
Hapsira vullkanike Taupo, ishulli verior, Zelanda e Re, Oqeania
Islandë, Europa
Në hapsirat shqiptare është i njohurgejzeri i Banjes së Siarinës në Komuna e Medvegjës.
Shih edhe [redakto]
Lidhje të jashtme [redakto]
- Geysers and How They Work by Yellowstone National Park
- Geyser Observation and Study Association (GOSA)
- Geysers of Yellowstone: Online Videos and Descriptions
- About Geysers by Alan Glennon
- Cold Water Geysers by Alan Glennon
- Geysers, The UnMuseum
- Johnston's Archive Geyser Resources
- The Geology of the Icelandic geysers by Dr. Helgi Torfason, geologist
- Geysers and the Earth's Plumbing Systems by Meg Streepey