Gent Fatali

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gent Fatali
Lindi22 Maj 1994
OrigjinaPrishtinë
ZhanretRep
Muzikant
Vitet aktik2007-2018

Gent Fatali është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Genti kreu shkollën fillore në "Meto Bajraktar" në Prishtinë. Ka përfunduar shkollën e muzikës "Prenk Jakova" drejtimi Piano. Ka përfunduar kursin e aktrimit në teatrin Dodona. Dhe shkollën e mesme e ka përfunduar në shkollën "Sami Frashëri" poashtu në Prishtinë. Tani vijon fakultetin në UP drejtimi Ekonomi. Genti si gjithë të tjerët, merret me muzikë prej moshës shumë të vogël. Në vitin 2003, Gent Fatali së bashku me ish-partnerin e tij në muzikë Cyclone apo Sajki krijuan grupin "SNF" (Sajk n'Fatal). Publikuan disa suksese, por në vitin 2007 vendosen qe ti dedikohen karrierave te tyre si soliste. Pas shkëputjes nga grupi Fatali kalon në labelin e njohur të suksesshëm "Authentic Enterainment", në krye me 2po2, Capital T & Mixey, ku pastaj dhe ndryshoi emrin duke lënë mbrapa "Sajk Fatalin", dhe për të vazhduar me nofkën që tani e mban pra Gent Fatali. Këngët që i krijoi në këtë label janë dy bashkpunimet e suksesshme me Capital T: "Çka don Ajo" & "Don't waste my time", duke vazhduar pastaj me: "Master Control", "Plisat in Pris", "I ka krejt" dhe disa këngë të tjera. Por prapë jo gjithqka shkoj mirë Genti në vitin 2015 largohet përfundimisht nga labeli duke lënë mbrapa hitet e krijuara nga ky label, arsyet e largimit nuk dihen mirëpo një gjë që dihet janë këngët e suksesshme të krijuara nga ky label. Nuk kalon shumë kohë dhe Genti nënshkruan me labelin e njohur "Max Production" nga Shqipëria, ku shprehet tejet i kënaqur me këtë label, ku janë dhe këngëtarët e suksesshëm si: Dhurata Dora, Samanta Karavella, Filloreta Raçi(Fifi), Blasta dhe shumë e shumë të tjerë.

Më datë 9 Gusht 2015, Capital T publikon videoklipin "Çka Donë Ajo", në bashkëpunim me Gent Fatali. Muzika e këngës u punua nga Granit Derguti, teksti u shkrua nga Capital T, Gent Fatali, ndërsa për orkestrimin u kujdes Mixey. Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative.

Më datë 23 Nëntor 2015, Gent Fatali publikon videoklipin "I Ka Krejt".

Më datë 3 Qershor 2016, Gent Fatali publikon videoklipin "Fishekzjarre", në bashkëpunim me Dj Eri Dee. Muzika e këngës u punua nga Alandy, Eri Dee, teksti u shkrua nga vetë Gent Fatali. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 2 Korrik 2016, Samanta Karavella publikon videoklipin "Na E Dina", në bashkëpunim me Gent Fatali. Muzika e këngës u punua nga Samanta Karavella, Gent Fatali, teksti u shkrua nga Samanta Karavella, Gent Fatali. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 7 Janar 2017, Gent Fatali publikon videoklipin "Ex". Teksti u shkrua nga vetë Gent Fatali.

Më datë 29 Prill 2017, Gent Fatali publikon videoklipin "Balerina", në bashkëpunim me Lazy. Muzika e këngës u punua nga vetë Gent Fatali, teksti u shkrua nga Gent Fatali, Çartani. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 2 Gusht 2017, Gent Fatali publikon videoklipin "Rakia", një këngë e kënduar shumë vite më parë nga Xeni. Ripërpunimi i këngës së Gentit ka rezultuar më i suksesshëm se versioni origjinal. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 24 Janar 2018, Gent Fatali publikon videoklipin "Sa Jena T'ri". Videoklipi u prodhua nga MAX Production.

Më datë 7 Prill 2018, Gent Fatali publikon videoklipin "Zemer E Thyme".

Më datë 21 Korrik 2018, Gent Fatali publikon videoklipin "Na Vjen Dita (Bella Ciao)", në bashkëpunim me Bes Kallaku. Muzika e këngës u punua nga Mixey, teksti u shkrua nga Gent Fatali, Bes Kallaku, Mixey, ndërsa për orkestrimin u kujdes Mixey. Videoklipi u prodhua nga MAX Production.

[1]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 dhjetor 2018. Marrë më 31 korrik 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)