Georg Cantor

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Georg Cantor

Georg Cantor (shqipto Georg Kantor) (19 shkurt 18456 janar 1918) ishte matematikan gjerman, i lindur në Rusi. Është i njohur si themelues i teorisë së bashkësive e cila është teori bazike e matematikës. Kantori i e tregoi rëndësinë e pasqyrimit "një një dhe mbi" me një fjalë pasqyrimit biektiv i cili mund të vendoset ndërmjet bashkësive të pafundme dhe tregoi se bashkësia e numrave real ka më shumë elemente se bashkësia e numrave natyral. Nga ana tjetër ai tregoi se bashkësia e numrave racional dhe bashkësia e numrave natyral kanë numër të njëjtë elementesh. Në fakt teorema e Cantorit implikon ekzistencën e pafund shumë pafundësive. Ai e përkufizoi konceptin e numrit kardinal dhe numrit ordinal dhe aritmetikën e tyre. Vepra e Cantorit zgjoi një interesim të jashtëzakonshëm për filozofët të cilët ishin të tronditur nga rrjedhimet e saj.

Teoria e numrave transfinit e Cantorit është në kundërshtim me intuitën dhe kontroversen dhe u kritikua ashpër nga matematikanët Leopold Kronecker dhe Henri Poincare. Sipas teologëve krishterë ajo e mohon ekzistencën e zotit duke proklamuar kategorizimin e të pakufishmes. Poincaré thotë se idetë e Cantorit janë si një sëmundje e rëndë të cilat i infektojnë të gjitha degët e matematikës dhe e përshkruan atë si një sharlatan në shkencë.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Cantori lindi më 1845 në Saint Petersburg, nga një familje e pasur. Babai i tij punonte në bursën e Saint Petersburgut. Aty qëndroi deri sa i mbushi 11 vjet. Nga prindërit e tij e trashëgoi talentin për muzikë dhe ishte një violinist i shkëlqyer. Pas një sëmundjeje të babait të tij familja e Cantorit në vitin 1856 u ç'vendos në Gjermani fillimisht në Wiesbaden pastaj në Frankfurt. Në vitin 1860, Cantori diplomoi në gjimnazin real RealschuleDarmstadt. Aftësitë e jashtëzakonshme nga matematika dhe posaçërisht nga trigonometria u vunë re shumë herët. Më 1862, Cantori regjistrohet në Federal Polytechnic InstituteZürich, sot ETH Zurich. Pas vdekjes së të atit më 1863 trashëgoi një pasuri të konsiderueshme prandaj studimet i vazhdoi në Universiteti i Berlinit, ku profesorë ishin tre matematikanët e shquar Leopold Kroneckeri, Karl Weierstrassi dhe Ernst Kummeri. Në verën e vitit 1866 ai kaloi në Universiteti i Göttingenit, atëherë por edhe sot një qendër e rëndësishme për kërkime të avancuara në matematikë. Në vitin 1867, në Berlin mori titullin PhD me tezën nga Teoria e numrave, De aequationibus secundi gradus indeterminatis.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]