Gjeografia e Antiguas dhe Barbudës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Pozita gjeografikë

Antigua dhe Barbuda përpos Antiguas (280 km2) përbëhet edhe nga dy ishuj: Barbuda (161 km2) dhe Redonda (1 km2) në jug-perëndim të vendit. Tërësisht vendi ka një sipërfaqe prej 442 km2.

Në pjesën veri-perëndimore të vendit në një ngushticë të ishullit ndodhet kryeqyteti Saint John's Vendi është i njohur si eksportues i sheqerit, rumit dhe mëndafshit, si dhe për krijimtarinë e objekteve artistike dhe tekstile. Po ashtu qytet është interesant edhe për udhëtimet e largëta , me disa objekte turistike si p.sh Pallati i gjyqit (1747), rrënoja Fort James (1703) si dhe katedralja Saint-John's (1834). Pas vitit 1632 këtu janë ardhur kolonizatorë e parë anglezë nga Saint Kitts dhe Nevis. Prej 1663 në Saint John's filluan të vijnë edhe kolonizatorë nga Anglia. Që nga shekulli XVIII qyteti ishte qendra e flotës mbretërore britanike në Antile. Më 1981 Saint John's bëhet edhe kryeqytet i shtetit të pavarur Antigua dhe Barbuda Përderisa ishulli Redonda ('Rrumbullakja' ne spanjisht) është krijesë e vullkaneve, Antigua dhe Barbuda përbëhen nga guri i gëlqerorë. Vetëm në jug-përendem të Antiguas mund të hasen aty këtu gur vullkanesh. Në këtë pjesë edhe lartësia më e madhe e vendit, Boggy Peak me 405 m mbi lartësinë mbidetare. Klima është tropikale, me kohërreshjet nga Maji deri në Nëntor. Në krahasim me vendet tjera të Karibit, është vend i thatë me një mesatare të reshjeve prej 900 milimetra brenda vitit.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Gjeografia e Antiguas dhe Barbudës