Gjeoidi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Geoids sm.jpg

Gjeoidi (greqisht : ge - tokë dhe eidos - pamje). Matjet e përpikta të forcës tërheqëse të Tokës (graviteti) dëshmuan se Toka nuk është një trup gjeometrik i rregullt - elipsoid. Forca tërheqëse e Tokës është më e madhe në det (ku lavjerrësi luhatet më shpejt), e më e vogël në kontinent (ku ai luhatet më ngadalë). Në bazë të shumë matjeve të tilla (mbi 400) është konkluduar se Toka e ka formën e elipsoidit valëvitës që më 1873 gjeofizikani Listingu, për herë të parë e quajti gjeoid Sipërfaqja e gjeoidit në det shtrihet nën sipërfaqen e elipsoidit, kurse në kontinent mbi sipërfaqen e elipsoidit.