Gjiri i Vlorës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Perëndim mbi Gjirin e Vlorës

Gjiri i Vlorës është 19 km i gjatë dhe 16 km i gjerë duke filluar nga Kepi i Triportit dhe duke përfundon tek Kepi i Gjuhëzës, midis të cilëve gjendet ishulli i Sazanit. Nga ana e steresë, gjiri rrethohet me male të larta shkëmbore, që e pushtojnë së tepërmi brezin bregdetar fushor, duke e ndarë gjirin në dy nën njësi: veriore dhe jugore.

Ne jug gjendet Fusha e Dukatit, e cila kufizohet prerazi prej maleve, detit dhe lagunës se Pashalimanit. Nennjesia veriore ne perëndim kufizohet me detin, ndërsa nga jugu, lindja dhe veriu qarkohet prej vargut të kodrave të Shushicës, i cili takohet ne veri me lagunën e ceket të Nartës. Nennjesia lidhet me Myzeqenë e Vlorës dhe me luginën e lumit të Vlorës (Shushica), të dyja mjaft të përshtatshme për bujqësi.

Pjesa e rrafshët ka toka të dobëta dhe kripëzim të larte, ne të kundërt, kodrat mbulohen me një shtrese të fuqishme mlyshi, e cila krijon kushte te favorshme për blegtori dhe frutikulture. Duhet të veme ne dukje se si nennjesia jugore, ashtu dhe ajo veriore, gjate mesjetës i janë nënshtruar një proçesi progresiv kënetëzimi.

Kushtet për lundrimin detar dhe qëndrimin e anijeve ne gjirin e Vlorës kane qenë mjaft të mira. Bankinat e rërës ne të janë të pakta, ndërsa malet e larta që e qarkojne nga toka krijojne një barriere natyrale qe e mbron nga ererat, duke lene të hapur vetem veriperëndimin.

Se fundi, pyjet halore dhe sera krijonin mundesi për ngritjen ne të të kantiereve detare.

Gjiri i Vlorës komunikon relativisht lehte me qendrat e krahinat e tjera të Shqipërise si dhe me zonat e brendshme të Ballkanit, pasi në të, që ne kohet antike përqendroheshin një sere rrugesh të rëndësishme. Me qendrat bregdetare të Adriatikut dhe Jonit, perveç detit, komunikonte me një rruge meridionale, e cila e lidhte ate dhe me rrugen ne luginen e Shkumbinit. Një arter tjeter e lidhte me luginën e Vjosës dhe të Drinos. Se fundi, rruga e trete e lidhte me Ballshin (Bylisin, Gllavenicen) dhe Beratin.