Gjuha sllavomaqedone

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Gjuha sllavomaqedone
Flitet në: Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë[1], Bullgari[2][3], Greqia[1], Serbia[1], Shqipëria[1], Australia[1], SHBA, Kanada, Romania, Turqia dhe komunitetet e tjera të emigracionit në botë.
Vendi:
Numri i Folësve: ~ 2,000,000
Renditja: 180
Familja Indo-evropiane
gjuhën sllave
gjuhën jugore sllave
Grupi:
Statusi Zyrtar
Gjuhë zyrtare e: Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë
Rregullohet nga: Institut za makedonski jazik "Krste Petkov Misirkov"
Kodet e gjuhës
ISO 639-1 mk
ISO 639-2(B) mac
SIL mkd

Sllavomaqedonishtja e quajtur nga sllavët edhe si "maqedonisht" (pa referencë) është gjuha zyrtare e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe bën pjesë në grupin lindor të gjuhëve jugore sllave[1][4]. Maqedonishtja u kodifikua më 1944, bazuar në dialektin Prilep-Manastir[1]. Ajo është shumë e përafërt me gjuhën bullgare dhe deri diku me serbokroatishten.[5]

Emri i gjuhës sllavomaqedonase, siç përdoret nga populli dhe definohet nga kushtetuta e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, është vetëdeklaruar "Maqedonishtja" (македонски, makedonski).

Sidoqoftë, për arsye historike dhe për shkak të mosmarrëveshjes me Greqinë, përdoren disa terme të tjera për t'iu referuar gjuhës në fjalë. Shpeshherë përdoret familja gjuhësore për ta dalluar nga gjuha padyshim jo-sllave e maqedonishtes së lashtë, një gjuhë krejtësisht tjetër, e karakterizuar në degën greke të familjes Indoevropiane (IEGB, ISO CODE XMK) ; ndonjëherë përdoret edhe termi "Makedonski" (sidomos në anglisht) për gjuhën sllave, ku "Maqedonisht" rezervohet për gjuhën e lashtë. Ekziston gjithashtu një dialekt i greqishtes moderne i quajtur "maqedonisht" dhe flitet nga grekët maqedonas.

Alfabeti

Alfabeti i gjuhës maqedone (азбука / azbuka) ka 31 shkronja[6]:

А
a
Б
b
В
v
Г
ɡ
Д
d
Ѓ
ɟ
Е
ɛ
Ж
ʒ
З
z
Ѕ
ʣ
И
i
Ј
j
К
k
Л
l
Љ
ʎ
М
m
Н
n
Њ
ɲ
О
ɔ
П
p
Р
r
С
s
Т
t
Ќ
c
У
u
Ф
f
Х
h
Ц
ʦ
Ч
ʧ
Џ
ʤ
Ш
ʃ

Shembuj

  • Po = да (shqiptimi: da)
  • Jo = не (shqiptimi: ne)
  • Faleminderit = благодарам (shqiptimi : bllagodaram)
  • Nuk kuptoj = не разбирам (shqiptimi : ne razbiram)
  • Nuk flas maqedonisht = не зборувам македонски (shqiptimi : ne zboruvam makedonski)
  • Shqip = албански (shqiptimi : allbanski)

Referencat