Glasgow
| Glasgow | |
| Statistika | |
| Popullsia -dendësia |
580,690 banorë 3,298 banorë/km² |
| Sipërfaqja | 175.5 km² |
| Administrata | |
| Shteti | Britania e Madhe (Skoci) |
| Qarku | Strathclyde |
| Adresa e kuvendit | City Chambers, Glasgow, G2 1DU |
| Kodi postal | G1–G80 |
| Prefiksi telefonik | 0131 |
| Faqe zyrtare | www.glasgow.gov.uk |
| Politika | |
| Kryetar | Bob Winter |
| Partia udhëheqëse | Partia Laburiste |
Glasgow (Gaelic: Glaschu) është qyteti më i madh në Skoci dhe i treti më i populluar në Mbretërinë e Bashkuar. Qyteti është i vendosur në lumin Clyde, në perëndim të Ultësirave Qendrore Skoceze.
Glasgow u rrit nga i Peshkopata mesjetare e Glasgow dhe nga themelimi i mëvonshëm i Universitetit të Glasgow në shekullin e 15, i cili u bë më pas një qendër e madhe e Iluminizmit Skocez në shekullin e 18. Nga shekulli i 18, qyteti u rrit edhe si një nga qendrat kryesore të Mbretërisë së Bashkuar për tregtinë transatlantike me vende të Amerikës së Veriut. Me ardhjen e Revolucionit Industrial, qyteti dhe rajoni përreth u shndërruan në një nga qendrat më të njohura në botë për Industrinë e rëndë inxhinierike.
Glasgow ishte i njohur si qyteti "i dytë i Perandorisë Britanike" për shumicën e epokës Viktoriane dhe asaj Eduardiane. Sot, Glasgow është një nga njëzet qendrat ekonomike më të mëdha të Evropës dhe është qendra e shumë prej bizneseve kryesore të Skocisë.
Shih dhe këtë [redakto]

