Gugashi
| Common Wood Pigeon | ||||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Klasifikimi shkencor | ||||||||||||||
|
||||||||||||||
| Emri binominal | ||||||||||||||
| Columba palumbus Linnaeus, 1758 |
Gugashi (Columba palumbus)
Përmbajtja |
[redakto] Gjatësia
40-42 cm, krahët e hapur: 75-80 cm.
[redakto] Përshkrimi
Pëllumb i madh dhe i rëndë, me bisht dhe krahë të gjatë dhe me një kraharor shumë të dalë. Kur fluturon nga degët e pemëve demonstron shpejtësi dhe shkathtësi mahnitëse, rrëshqet dhe gjarpëron midis degëve dhe shkurreve derisa arrin në apësirën pa pengesa nga ku mund të largohet me shpejtësi me lëvizje drejtvizore të fuqishme. Pjesët anësore të qafës janë jeshile me nga një pullë të bardhë. Bishti është me vija në ngjyrë gri të errët dhe të çelët. Gugashi dallohet nga vija e bardhë e krahëve, brezi i gjerë i zi në fund të krahëve dhe nga njollat e bardha në anët e qafës. Në vjeshtë dhe në dimër, specia grumbullohet në tufa që arrijnë në qindra individë.
[redakto] Përhapja dhe habitati
Toka bujqësore afër pyjeve, parqe, pemë halore, pyje gjetherënës dhe plantacione.
[redakto] Riprodhimi
Foletë i ndërtojnë në shkurre, gardhe, pemë, shkëmbinj, etj. Lëshojnë dy vezë kryesisht në prill ose maj. Që të dy partnerët marrin pjesë në ngrohjen e vezëve, proces që zgjat 17-19 ditë. Zogjtë e vegjël fluturojnë pas 33-35 ditësh.
[redakto] Ushqimi
Kryesisht farëra.
[redakto] Zëri
Kënga më e njohur “kuu-kuu-kuu-kuukuu”.
