Guri i Qytetit (Përmet)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Guri i Qytetit ndodhet në qytetin e Përmetit, 250 m mbi nivelin e detit. Guri i Qytetit konsiderohet si simboli i identitetit të qytetit. Ai ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike), didaktike, ekologjike dhe kulturore.

Përbërja Gjeologjike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përbën një olistolit gëlqeror në masën e flishit oligocenik të zonës tektonike Jonike. Ai ka formë të veçantë. Është i gjatë deri në 15 metra, i gjerë deri në 15m dhe i lartë deri në 25 m. Gjeologët mendojnë që është shkëputur nga Mali i Dhëmbelit pas një tërmeti. [1]

Zbulime Arkeoligjike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbi gurin e Përmetit ruhen rrënojat e një pike të lashtë me mjaft vlerë nga ana arkeologjike.

Fortifikimi, sipas arkeologëve, i përket shekujve 4 – 6 . Në rrëzë të shkëmbit ruhet edhe një trakt i periudhës antike, që nga teknika e përdorur përngjan me fortifikimet e shekullit të 3 para Krishtit e që ngrihen më tej edhe në luginën e Drinos. Sipërfaqja e shkëmbit ka dhuruar mjaft qeramikë që i përket antikitetit të vonë, por edhe mesjetës.

Sipas burimeve, ky fortifikim është përdorur si një pikë sinjalizimi për një garnizon ushtarak, i cili kishte nën kontroll luginën e Vjosës. Duke shfrytëzuar vendosjen e gurit dhe lartësinë e tij, kjo pikë ishte thelbësore për sigurinë e të gjithë zonës. Muret janë izodomike, me blloqe gëlqerori në trajtë katërkëndëshe, faqet i kanë të latuara dhe ballin e rrafshët.[2]

Legjenda[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas banorëve, kryezoti i krahinës së Premti, që i dha emrin qytetit, kishte ndërtuar mbi Gurin e Qytetit një kala. Sot kalaja është rrafshuar. Kanë mbetur vetëm muret, dëshmi e legjendës. Në fund të shekullit XIV, Ushtria e Sulltan Mehmetit erdhi erdhi të pushtonte Përmetin. Kryezot i qytetit qe kishte ndërtuar kalane kishte vdekur dhe ishte nipi i tij Gjergji që kishte pushtetin. Ai kishte një vajzë, Diestrën me foshnjë në gji. Kur turqit mbritën në qytet, në kështjellë ishte vetëm e bija. Turqit kërkuan çelsat e fortesës dhe dorëzimin e vajzës. Diestra për tëmos i'u dorzuar turqve, mori në dorë djepin me djalin dhe u hodh nga maja e shkëmbit. Në rrëzë të Gurit të Qytetit, gjendet një gur i lëmuar ku u përplas Diestra. Mbi gur disa shënja: Dora e foshnjës ose vijat e djepit. Këtë thotë legjenda.[3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Guri i Qytetit - AKZM". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  2. ^ "Guri i Përmetit". Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2019. Marrë më 25 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "GURI I QYTETIT. – Bashkia Permet , Faqja Zyrtare". Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2018. Marrë më 25 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)