Hadi Shehu
Hadi Shehu | |
---|---|
Lindi | 15 shkurt 1949 |
Vdiq | 12 mars 2017 |
Kombësia | shqiptar |
Hadi Shehu ishte aktor shqiptar nga Kosova. U lind në Gjakovë më 15 shkurt 1949 dhe vdiç poashtu në Gjakovë më 12 mars 2017
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në teatrin e Gjakovës, fillimisht si amator, aktron në moshën e re si nxënës. Është themelues i Teatrit Profesionist në Gjakovë dhe njëherë dhe Drejtor i këtij teatri deri në vitin 2007. Diplomoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, më 1974, në degën e artit dramatik, klasa e Faruk Begollit. Në skenën e Teatrit të Gjakovës ka realizuar me qindra role të paharruara dhe të mahnitshme në drama të ndryshme. Vlenë të përmendën: "Fisheku në pajë", "Njeriu me top", "Epoka para Gjyqit", "Monserati", "Kur shpirti ndërron jetë"...
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka luajt në role kryesore në dhjetëra filma artistik, më të njohurit janë:
- "Gjurmë të bardha " (1980),
- "Kur pranvera vonohet " (1979),
- "Era dhe lisi " (1979).
Në dramën televizive "Epoka para gjyqit" të regjisorit Ekrem Kryeziu, shkëlqeu dhe vërtetoi edhe një herë epitetin Aleksandër Moisiu i Kosovës.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hadi Shehu tek IMDb