Bashkëjetesa fetare në Shqipëri
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Barazia fetare ne shqiperi Barazia fetare në Shqipëri tregon aktualisht që janë të zyrtarizuara disa besime fetare, myslimanët sunitë, bektashinjtë, halvetitë, katolikët, ortodoksët dhe protestanët. Në 2 dekadat e fundit kanë depërtuar dhe korente të reja të besimit në zona të ndryshme të vendit. Nëse sot pranohet që mes komuniteteve fetare ka tolerancë dhe bashkëjetesë, kjo nuk duhet të interpretohet në rrafsh sipërfaqësor thotë për Deutsche Wellen në shqip, prof. dr Zyhdi Dervishi, përgjegjës i Departamentit të Sociologjia në Universitetin e Tiranës. Sipas tij, evidentohet shpesh fakti që në raste festash fetare ka shkëmbime urimi nga besime të ndryshme.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bashkjetesa harmonike fetare e pranishme në Shqipëri sipas historianit Ferit Duka(Profesor Doktor-Përgjegjës i Departamentit të Studimeve Mesjetare dhe Osmane në Qendrën e Studimeve Albanologjike)gjatë shekujve të Mesjetës, u ruajt edhe gjatë përhapjes së islamizmit në hapësirën shqiptare, sepse vazhduan të veprojnë pothuajse të njëjtët faktorë konvergjentë: territori i përbashkët, gjuha, traditat etnokulturore si dhe marrëdhëniet shpirtërore. “Populli shqiptar, ka theksuar Papa Gjon Pali II gjatë vizitës së bërë në Shqipëri, është për t’u marrë si shembull në këtë pikëpamje. Që të tre komunitetet fetare mbajnë njëj raport respekti reciprok dhe të një bashkëpunimi të njerëzishëm. Duhet mësuar arti i dialogut dhe i të dëgjuarit, qoftë edhe kur kjo duket e pamundur. Uroj që Shqipëria të bëhet përherë e më tepër atdheu i ekumenizmit dhe i dialogut ndërfetar. A ka lëvdatë më të denjë për ju, sesa të tregoheni me gisht nga Europa dhe mbarë bota, si shembull dialogu, mospërdorimi të dhunës dhe mirëkuptimi fetar të ndërsjelltë.Sigurisht që me përhapjen e fesë islame në viset shqiptare gjatë sundimit osman u thellua më tej diversiteti fetar, gjë që potencialisht krijonte kushte për përçarjen dhe shpërbërjen e kombit shqiptar. Mirëpo kjo gjë nuk ndodhi sepse realiteti i ri fetar ishte një mozaik i vendosur mbi një shtrat të fuqishëm, të përforcuar në rrjedhën e historisë nga veprimi i faktorëve të konvergjencës të përmendur më lart.Nga ana tjetër, ashtu si kundër krishterimi (ortodoks apo katolik) edhe islami tek shqiptarët përgjithësisht mbeti nje fe popullore, larg intolerancës dhe fanatizmit doktrinor. Për më tepër, përhapja në viset shqiptare e sekteve të ndryshme islamike krahas islamizmit sunit, e zbuti së tepërmi klimën e marrëdhënieve ndërfetare në trevat shqiptare. Një rol të vecantë në këtë drejtim luajti urdhëri baktashian, i cili, duke qenë i afërt me të dy besimet kryesore,krishterimin dhe islamin, duke predikuar tolarancën dhe mirëkuptimin ndërshqiptar, kontribuoi në frenimin e prirjeve ndarëse në gjirin e popullsisë dhe në fuqizimin e lidhjeve të unitetit mbi baza etnike dhe kombëtare.Të dhënat e dokumentacionit historik janë vërtetimi më i sigurt për ekzistencën e tolerancës dhe të bashkëjetesës pa probleme të shqiptarëve të besimeve të ndryshme. Burimet historike të shek. XVII-XVIII jo rrallë afrojnë të dhëna sipas të cilave vajza të krishtera martoheshin me djem të islamizuar dhe se në kundërshtim me rregullat fetare, ata kërkonin që edhe fëmijët e lindur nga këto martesa të përziera të pagëzoheshin në kishë.
- Në një raport të tijin dërguar Selisë së Shenjtë të Romës më 1638 një misionar katolik jo pa habi theksonte: "Meqenëse rrijnë vazhdimisht bashkë, shumë sende nxënë të krishterët nga të pafetë (lexo: myslimanët -F.D.) si p.sh., me kremtue ditën e premte që asht festa kryesore e turqve (lexo:myslimanëve- F.D.) dhe bestytni të pafund. Turqit (myslimanët- F.D.) si të rrjedhun nga të krishterët, ruajnë shumë zakone të të krishterëve: përsa u përket festave, ftojnë njeni-tjetrin ndër morte, ndër kremtime dhe kur bajnë dasma. Shumë nga këta të krishterë tue marrë e dhanë me ta, besojnë se edhe ata shelbohen (shëndetësohen- F.D.), në qoftë se kryejnë disa të këqia. Një dukuri të tillë e vinte re edhe bashkëshortja e ambasadorit britanik në Stamboll Montagy, e cila më 1717 shkruante:"Këta njerëz, që jetojnë midis të krishterëve dhe muhamedanëve dhe që nuk ua kanë marrë dorën mosmarrëveshjeve (fetare-F.D.), deklarojnë se nuk janë aspak në gjendje të gjykojnë se cili besim është më i miri. Por, për hir të së vërtetës, ata i ndjekin me maturi të dy besimet. Shkojnë në xhami të premteve dhe në kishë të dielave, duke nxjerrë si pretekst se në ditën e gjykimit do të kenë mbrojtjen e profetit të vërtetë; mirëpo, se kush është ky profet, nuk janë në gjendje ta përcaktojnë në këtë botë." Kur analizon faktorët që patën ndikim në kultivimin dhe ruajtjen e tolerancës fetare nën Shqipëri, nuk mund të mos lëmë pa përmendur rolin që luajtën ideologët e Rilindjes, të cilët u përpoqën ta zhvillojnë më tej tolerancën fetare duke e vënë atë në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare. Rilindasi i shquar Sami Frashëri, shprehte bindjen se politika e përçarjes fetare dështoi përballë atdhedashurisë së shqiptarëve, të cilët, në dallim nga popujt e tjerë, e sidomos nga ata të Lindjes, që në përgjithësi vendosin besimin përpara kombësisë, shprehen se janë shqiptarë para se të jenë myslimanë a të krishterë. Sentenca lapidare “feja e shqiptarit është shqiptaria” e lëshuar në formën e një kushtrimi nga një tjetër figurë e shquar e Rilindjes, Pashko Vasa, dhe që përshkoi letërsinë historike, politike dhe artistike, jo vetëm të Rilindjes Shqiptare por edhe të periudhave pasardhëse, ishte padyshim një qëndrim politik që i kundërvihej qartazi përçarjes dhe synonte bashkimin e shqiptarëve pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare.Të bashkuar dhe jo të ndarë nga besimet fetare shqiptarët vepruan edhe në aktin e shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912. Si në Kuvendin e Vlorës ashtu edhe në qeverinë e parë shqiptare të dalë prej tij,përfaqësosheshin të gjitha besimet duke qenë në këtë mënyrë një shprehje evidente e tolerancës, respektit dhe mirëkuptimit ndërfetar.
Solidariteti dhe harmonia midis shqiptarëve të besimeve të ndryshme u shfaqën me një shkëlqim të veçantë edhe në periudhat e mëvonshme. Priftin katolik Luigj Bumçi, Mehdi Frashërin, Mihal Turtullin, Hoxhë Kadrinë, Luigj Gurakuqin, Fan Nolin dhe Faik Konicën, i shohim të gjithë së bashku në Shqipëri apo jashtë saj në mbrojtje të çështjes shqiptare. “Muhamedanët nuk janë këtu muhamedanë të vërtetë, theksonte Konica, ashtu si edhe të krishterët nuk janë krejt të krishterë.” Atë Luigj Bumçi i cili në dhjetor të 1919 shkoi në Vatikan për kërkuar mbështetje për çështjen shqiptare, i tha Papës se shumica e anëtarëve të delegacionit shqiptar që ndodhej në Paris, ishin myslimanë, dhe se e kishin zgjedhur atë kryetar të tyre dhe e kishin dërguar atje (në Vatikan – F.D) për t'i kërkuar Shenjtërisë së Tij të ndihmonte Shqipërinë. Ishte pikërisht ky realitet fetar që tërhoqi dukshëm vëmendjen edhe të diplomatëve të huaj në aktivitetet ndërkombëtare të organizuara për Shqipërinë në fillim të viteve 20-të. Duke marrë fjalën në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë më 17 dhjetor 1920, kur diskutohej çështja e pranimit të Shqipërisë në këtë, delegati indian ishte shprehur se, kur në botë zhvilloheshin ende luftra ndërfetare, në Shqipëri, myslimanët, katolikët, ortodoksët, jetonin në harmoni dhe se ishte një fakt i shkëlqyer për një vend me shumicë dërmuese të popullsisë myslimane, të përfaqësohej këtu nga një i krishterë dhe pikërisht një prift (ishte fjala për Fan Nolin që kryesonte delegacionin shqiptar-F.D.). Edhe mbreti i shqiptarëve, Zogu I, i cili si i tillë bëri shumë për modernizimn e institucioneve fetare në Shqipëri dhe për ndarjen e shtetit nga feja, ditën që u bë mbret (1 shtator 1928), bëri betimin duke vendosur njërën dorë mbi Bibël ndërsa tjetrën mbi Kuran, duke premtuar kështu se do të mbronte unitetin kombëtar. Periudha e sundimit komunist ka qenë e egër dhe tepër armiqësore përsa u përket sjelljeve dhe qëndrimeve ndaj fesë. Diktatura u përpoq të asgjësojë besimin dhe të ngrejë në kult ateizmin. Feja u ndalua me ligj, ndërsa u mbyllën institucionet fetare. Sigurisht që kjo aventurë solli dëme të mëdha, por megjithatë besimi mbeti i gjallë në shpirtrat e njerëzve për t'u rizgjuar me një fuqi të re në vitet paskomuniste. Me shembjen e komunizmit në Shqipëri, me rihapjen e institucioneve fetare, myslimanë, ortodoksë dhe katolikë, morën pjesë së bashku në ceremonitë fetare të zhvilluara anembanë vendit.Por me hapjen e Shqipërisë paskomuniste ndaj botës dhe fitoren e lirisë së besimit, para nesh shfaqen probleme e sfida të reja. Sot kur e gjithë bota e civilizuar është duke luftuar kundër terrorizmit të të mbuluar me petk fetar, shqiptarët duhet të vetëdijësohen që të luftojmë më shumë për fuqizimin e faktorëve që ndihmojnë dhe ushqejnë harmoninë dhe bashkëjetesën paqësore fetare e kultivuar historikisht, duke luftuar dhe shmangur ndikimet negative që mund t'u imponohen atyre kryesisht nga jashtë Shqipërisë.
Vlerësime nga studjuesit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çështja është dhe më e thellë në përmbajtjen e këtij fenomeni, thotë prof. dr Dervishi. “Është një traditë e konsoliduar ndër shekuj që besimtarët myslimanë shkojnë tek vendet e shenjta të krishtera, ose e kundërta, me shpresën për të gjetur shërim për veten e tyre, mbarësi për fëmijet a të afërmit. Natyrshëm lind pyetja, se a mund ta urresh një institucion fetar të një feje tjetër kur mendon se tek ky institucion, tek ky vend i shenjtë do të gjesh mbarësi? Kjo do të thotë se ke respekt, ke adhurim të veçantë për një vend të shenjtë të një feje tjetër. Gjithashtu është një traditë ndoshta unike tipike shqiptare fakti që vite më parë, por dhe aktualisht, kur një çifti nuk i jetojnë fëmijët, atëherë fëmijët që ju lindin më pas ju vënë një emër të besimit tjetër nga janë vetë. Përshembull të krishterët i venë emër mysliman, apo myslimanët i venë fëmijës një emër të besimit të krishterë”. Drejtori i Institutit të Çështjeve Kombëtare, Kastriot Frashëri, e pranon tiparin e tolerancës mes feve në Shqipëri, por ai ka një këndvështrim kritik për praktikimin e riteve fetare në ambjente publike. “Në këto vitet e fundit ne jemi dëshmitarë për mënyrën e predikimit. Në cdo orë të natës e të ditës ka sheshe që gumëzhijnë nga altoporlantët, mjete akustike që janë vënë në objektet e shenjta. Kjo është shqetësuese për qytetarët e besimeve të tjera. Të kuptohemi, unë nuk është se jam kundër shprehjes së besimeve, por kjo duhet të bëhet vetëm në institucionet e përcaktuara, në vendin e duhur e jo vend e pa vend.” Frashëri mendon se këto fenomene mund të tejkalohen në rradhë të parë me angazhimin tolerant të besimeve fetare që nuk respektojnë hapësirat publike të predikimeve dhe kryerjes së riteve të ndryshme. Prof. dr. Zyhdi Dervishi shprehet se ka studime të shumta serioze nga autorë brenda dhe jashtë vendit për të shpjeguar origjinën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare në Shqipëri. Disa prej tyre marrin si argument faktin se shqiptarët në përgjithësi nuk kanë shumë lidhje me besimin fetar, nuk kanë rrënjë të thella. “Unë mendoj se shqiptarët janë po aq fetarë sa janë dhe popuj të tjerë europianë, sa janë psh gjermanët, francezët, anglezët etj., por kam bindjen se ekziston një raport shumë interesant ndërmjet shumicës dhe pakicës nga pikëpamja e besimit. Në kulturën tradicionale shqiptare ka shumë norma që imponojnë mirëtrajtimin e personave, familjeve a fiseve në pakicë. Në shoqëritë shqiptare tradicionale ke qenë gjithmonë më shumë i mbrojtuar po të ishe në pakicë se sa në shumicë”. Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës e lidh këtë aspekt me qëndrimin e shqiptarëve ndaj feve të reja. Sipas arsyetimit të tij, nëse shumica fetare nuk është tolerante atëherë nuk mund të flitet për raporte normale mes besimeve dhe bashkëjetesë mes tyre. “Historia e ka të qartë procesin: Kështu ndodh aktualisht me besimin mysliman, që është në shumicë dhe respekton besimet në pakicë. Por të mos harrojmë atë që ka ngjarë shekuj më pare, kur të krishterët ishin në mazhorancë dhe këtë ata nuk e kanë shfrytëzuar për të keqtrajtuar myslimanët. Pra, në thelb jam duke thënë se ky raport mes shumicës dhe minorancës është kyçi në bashkjetesën ndërfetare në Shqipëri, harmoni që është me rrënjë të thella."
Studime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Të krishter e mysliman Zoti i gatoi në një baltë (Çajupi)
- Për nga vetë natyra e saj feja priret drejt vendosjes së mirëkuptimit të individëve në shoqëri,të harmonisë midis njerëzve me besime te ndryshme fetare ,drejte përforcimit të mardhënieve të mirëkuptimit dhe te solidaritetit shoqëror midis grupimeve te ndryshme sociale.Liria e fesë është më e vjetra ndër të drejtat e njeriut ndërkombëtarisht të njohura, me rrënjët që shtrihen pas në shekullin e 16të dhe më tej . Në shumë mënyra, edhe si çështje e historisë, edhe si çështje e filozofisë, e drejta për lirinë e fesë ka qenë themelore për zhvillimin e të drejtave të tjera të njeriut. Si rrjedhojë, mund të flitet për lirinë e fesë si stërgjyshe e të drejtave të tjera të njeriut. Në epokën tonë joshpirtërore, ajo, ndonjëherë, duket se është një stërgjyshe e lënë pas dore, meqenëse përqendrohemi në detyra në dukje më të ngutshme të jetës moderne.Por ajo është një stërgjyshe që ne e anashkalojmë për të keqen tonë. Provat po bëhen gjithnjë e më të qarta se jeta fetare nuk venitet. Teza e ateizmit, që për një kohë të gjatë ka pasur ndikimin kryesor në qendër të sociologjisë së besimit – ideja që feja gjithnjë e më shumë do t’i lërë vendin mënyrave më ateiste të organizimit shoqëror – po e humbet rëndësinë.Në kohën kur At Anton Harapi hartonte memorandumin e vitit 1918 drejtuar fuqive te medha te nenshkruar nga te krishter e mysliman ,kur Imzot Serreqi i shkruante lidhjes se kombeve "Jemi mbledh ketu qe Kosova e Çameria...jemi te gjithe bije te nje gjaku e te nje trualli" Por natyrshëm shtrohet pyetja: Cilët janë disa prej fakteve historike që hedhin dritë mbi harmoninë ndërfetare në radhët e shqiptarëve? Kanë qenë pikërisht pyetje të tilla, që nxitën studiuesit shqiptarë dhe të huaj për të kërkuar vlera të ndritshme të identitetit shqiptar, siç ishte kjo e bashkëjetesës ndërfetare.
- J.Barns shkruan: "Një tolerancë për t’u pasur zili karakterizon në të gjitha drejtimet e tjera marrëdhëniet ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve në Shqipëri."
- Kurse Papa Gjon Pali II, në vizitën e prillit 1993 në Shqipëri, e theksoi harmoninë fetare shqiptare si një shembull për të gjithë opinionin fetar. Të njëjtin kuptim leksikor kishte Zoti (Signore) i të krishterit e Allahu te myslimani, që në shqip thirren Zot ose Perëndi nga të dyja palët, pa dallim, prej shekujsh.
- Një misionar jezuit dëshmonte më 1896 se me rastin e Krishtlindjes muslimanët e qytetit të Shkodrës shkonin t’i uronin katolikët “.Nga të dhënat sociologjike që janë mbledhur gjykohet se në shoqërinë shqiptare përkatsitë fetare të besimtarëve të ndryshëm nuk i kanë mbyllur ata brenda një ndergjegjeje dhe lidhje të ngushtë ekskluzive të përcaktuar nga feja e tyre.Rruga e këmbimit të vlerave ndërmjet qytetërimeve është e pranishme edhe tek populli shqiptar.Dy nivele të bashkëveprimit të kulturave janë:
- a)Raportet e subkulurave shqiptare të ndikuara nga feja e krishterë e ajo islame dhe raportet
- b)Raportet e Kulturës shqiptare me ato të popujve të tjerë(fqinje)
- c)Bashkjetesa është ‘gdhendur’ në art,arkitekturë ,gjuhë, besim.
Sipas traditës miku i panjohur mund të pyetej per gjithshka por jo për përkatesin fetare.Një misionar shkruante se shpesh i kishte qëlluar të takonte myslimanët e Iballës:"Qoftë lavdue Jezu Krishti" duke i kujtuar si për të krishter dhe ata pa u ndjer të fyer përgjigjeshin:"Gjithmonë qoftë lavdue" Por çdo njeri përbën një minoritet në shumicën e vendeve të botës.Po faktet na çojnë drejt kujtesës se jetojmë në një botë tepër të ndërlidhur me komunikime të çastit. Kur një grup është në fuqi, ose në një pozitë mbizotëruese në një vend, ai duhet të ketë parasysh në marrëdhëniet e tij me të tjerët se si do të donte ta trajtonin nëse do të ishte pakicë, sepse pothuajse çdo grup, padyshim, ka bashkëbesimtarë që gjetiu përfaqësojnë një minoritet. Në Europën Lindore, shpesh ka pakënaqësi se për shkak të një roli të vetëm mbizotërues që ka luajtur një fe, ajo meriton mirënjohje të veçantë dhe përfitime.Feja ne Shqiperi merr një vlerë qe kuroherë i thotë ndal dhunës ,konflikteve ,eliminimit të dhunshëm të njerëzve. Harmonia përbën gjithashtu edhe një tipar etnotipik të shqiptareve.Ndoshta kjo cilësi është e lidhur me pozitën gjeopolitike të shtetit shqiptar.Ndërsa perëndimi e ka parë Ballkanin (Gadishullin Ilirik) dhe portën e tij,Shqipërinë si një LINDJE EKZOTIKE .