Papa Gjon Pali II

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Papa Gjon Pali II

Papa Gjon Pali II (lat. Ioannes Paulus PP. II), emri i lindjes Karol Józef Wojtyła. Lindi në VadovicëPolonisë, më 18 maj 1920, dhe vdiq në qytetin e Vatikanit, më 2 prill 2005. Vojtila ishte pasardhësi i 263-të i Shën Pjetrit, dhe Papa i 264-t i Kishës Katolike Romake, si edhe peshkopi i qytetit të Romës, dhe monarku (kreu) i shtetit të Vatikanit. Ai u zgjodh në fronin e Shën Pjetrit, më [[

Përmbajtja

[redakto] Veprat e jetës

Papa Gjon Pali II. më 29 Shtator 2004Vatikan

[redakto] Mësimet

[redakto] Udhëtimet baritore

[redakto] Marrëdhëniet me fetë e tjera

[redakto] Papa i të rinjve

[redakto] Ndjesë kërkimi

[redakto] Qëndrimi shoqëror dhe politik

[redakto] Arkiva : Papa Gjon Pali II - Kronikë

  • 16.10.1978 : Zgjidhet Karol Wojtylas (Polonia) si kreu i Kishës Katolike. Për herë të parë qysh nga viti 1522 zgjidhet një Papë me origjinë jo italiane.
  • 13.04.1986 : Si Papa i parë viziton Karol Wojtylas një sinagogë çifute në Romë.
  • 27.10.1986 : Papa fton të gjithë besimtarët e të gjitha besimeve të botës për tu lutur së bashku në Assisi.
  • 01.12.1989 : Papa pret për herë të parë sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik zotin Mihaill Gorbaçov.
  • 15.07.1992 : Operacion i rëndë, Papa i nënshtrohet një operacioni për heqjen e një tumori intestinal (të zorrëve). Pak më vonë shfaqen simptomat e sëmundjes së parkinsonit.
  • 25.04.1993 : Për herë të parë Papa e viziton Shqipërinë bashke me Nënën Terezë.
  • 17.05.1993 : Për herë të parë që nga viti 1566 një katekizëm i ri i botës.
  • 30.12.1993 : Nënshkrimi i marrëveshjes themelore Izrael-Vatikan në Jerusalem për fillimin e marrëdhënieve diplomatike.
  • 29.04.1994 : Pas rrëzimit në banjo Papa pëson një thyerje në këmbën e djathtë.
  • 09.12.1994 : Revista amerikane Time kurorëzon Papa Gjon Pali II si "Burri i Vitit".
  • 15.01.1995 : Në Manila organizohet nën drejtimin e Papës mesha më e madhe e historisë ku marrin pjese rreth 4 milion njerëz.
  • 21.01.1998 : Udhëtim triumfues për në Kubë.
  • 16.10.2003 : Papa shumë i sëmurë feston jubileun e 25-vjetorit si kreu i Kishës Katolike.
  • 01.02.2005 : Papa dërgohet i sëmurë me grip dhe probleme në rrugët e frymëmarrjes në kliniken Gemelli në Romë. Pas disa ditësh ai kthehet përsëri në Vatikan.
  • 06.02.2005 : Papa del në dritaren e klinikës dhe bën një bekim të shkurtër. Zëri i tij është i ngjirur dhe i dobët.
  • 10.02.2005 : Papa braktis spitalin Gemelli. Me mijëra njerëz nderojnë Papën me entuziazëm, kur ai kthehet me «Papamobil» për në Vatikan.
  • 24.02.2005 : Ati i Shejtë dërgohet përsëri në spital, atij i bëhet një trakeotomi për ta ndihmuar me frymëmarrjen. Vatikani shpjegon që ky të jetë një rast rikthimi.
  • 27.02.2005 : Papa duket për disa sekonda pas dritares së mbyllur të klinikës.
  • 01.03.2005 : Kardinali Joseph Ratzinger viziton Papen në spital. «Ai foli italisht dhe gjermanisht», shpjegon Ratzinger.
  • 13.03.2005 : Ati i Shenjtë kthehet në Vatikan. Ai thotë vetëm «Të dashur vëllezër dhe motra, faleminderit për vizitën tuaj.» Këto janë deri tani fjalët e fundit të publikuara të Papës. Shëndeti i tij është rënduar shumë.
  • 27.03.2005 : Ati i Shenjtë orvatet ti flasë besimtarëve të Dielën e Pashkëve. Por nuk mundet. Njerëzit ne Sheshin e Shën Pjetrit vajtojnë dhe derdhin lot.
  • 30.03.2005 : Papa dëshiron përsëri ti flasë besimtarëve. Vatikani shpall zyrtarisht që Papa 84-vjeçar po ushqehet artificialisht me një sondë në stomak.
  • 01.04.2005 : Vatikani vërteton se gjendja e Papa Gjon Palit II është tepër serioze. Për shkak të një infeksioni të rrugëve urinare, kreu i Kishës Katolike pëson një goditje në sistemin kardiologjik dhe një helmim gjaku. Atit të Shejtë i behet «Vajisja e Fundit».
  • 02.04.2005 : Vdes në Vatikan kreu i Kishës Katolike Papa Gjon Pali II në orën 21:37.

[redakto] Mrënjohjet

[redakto] Shiko edhe

[redakto] Lidhje te jashtme

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera