Harry Potter dhe guri filozofal
![]() Kopertina e Librit |
|
| Autori | Joanne K. Rowling |
|---|---|
| Titulli origjinal | Harry Potter and the Philosopher's Stone |
| Përkthyesi | Amik Kasoruho |
| Shteti | Britania e Madhe |
| Gjuha | Anglisht |
| Seria | Harry Potter |
| Botuesi | |
| Data e botimit | |
| Faqe | |
| U pasua nga | Harry Potter dhe Dhoma e te fshehtave |
Harry Potter dhe guri filozofal është romani i parë i serisë Harry Potter dhe romani debut i J. K. Rowling
Përmbajtja |
Përmbajtja [redakto]
Harry Potter, 11 vjeç, nuk është një fëmijë si gjithë të tjerët: ka një vragë në ballë në formën e një vetëtime, është bir magjistarësh, dhe tamam ditëlindjen e vet zbulon fuqitë magjike dhe botën misterioze së cilës i përket. Harri ndjek një shkollë speciale, të populluar nga bufë magjikë, fshesa fluturuese, fantazma dhe piktura që flasin. Në shoqërinë e miqve të ngushtë dhe profesorëve të çuditshëm, nga një mësim te tjetri, jeta e heroit nuk rrjedh në binarët e një jete të zakonshmë dhe monotone. Përkundrazi. Rreziqe të panumërta e ndjekin. Gjatë tërë serisë së librave të Harry Potterit, atij i duhet të përballet me magjistarin më të madh të anës së errët, Lordin Voldemort apo në shqip, Lordi Fluronvdekje. Një libër ku magjia rrëfehet si jetë e vërtetë dhe e magjeps edhe lexuesin.
Kritika [redakto]
Kritikë të shumtë si Corriere della Sera e kanë cilësuar Harry Potter dhe Guri Filozofal si një libër që shkruan për gjëra të rëndësishme në mënyrë të thjeshtë, që të rrëmben, por nuk të turbullon, që të frikëson dhe të qetëson njëherazi dhe që shpesh me humorin e bukur të bën të qeshësh.
The Washington Post Book World shkruan: Nëse ju nuk keni dëgjuar për Harry Potterin, atëherë ju nuk e paskeni hapur televizorin, radion dhe gazetën këta muajt e fundit. Harry Potter dhe Guri i Filozofit është padyshim romani modern që e lumturon lexuesin...
Librat e Harry Poterit kanë hyrë tashmë në histori. Po cili është sekreti i tyre? Ai u ofron fëmijëve të mijëvjeçarit të ri, shpesh të vetmuar, plot e përplotë me frikëra, një derë të magjepsur përmes të cilës mund të paraftyrosh një të ardhme të mundshme ku të zhvillosh cilësitë e tua të papritura. Në ndeshjen midis së mirës dhe të keqës, Harry fiton mbi të keqen sepse është i zgjuar dhe gjithashtu fiton sepse është njerëzor.
Shih edhe [redakto]
| Harry Potter | ||
|---|---|---|
| Harry Potter dhe guri filozofal | Harry Potter dhe Dhoma e të fshehtave | Harry Potter dhe i burgosuri i Azkabanit |
| Harry Potter dhe kupa e zjarrit | Harry Potter dhe urdhri i Feniksit | Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier |
| Harry Potter dhe të Shenjtërit e Vdekur [1] |
|
|


