Hatixhe Latifi-Pupovci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skeda:Hatixhe Latifi-Pupovci.jpg

Hatixhe Latifi-Pupovci ka lindur më 19.10.1963 në Gjilan. Studimet në Fakultetin e Mjekësisë i përfundoi në janar të vitit 1988 në Prishtinë. Po në atë vit është angazhuar si mjeke dhe asistente në Katedrën e Fiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë. Si pasojë e dëbimit nga institucionet shkollore në vitin 1990 ajo, së bashku me të gjithë kolegët tjerë të Universitetit të Prishtinës realizojnë veprimtarinë arsimore në objektet private të përshtatura për këtë qëllim. Pas përfundimit të luftës përveç angazhimit të saj në procesin mësimor në të njejtën kohë ajo angazhohet ne ngritjen e saj profesionale dhe akademike. Në mars të vitit 2002 përfundoi temën e magjistraturës, ndërsa në vitin 2004 përfundon specializimin në fushën e Alergologjisë dhe Imunologjisë. Punimin e saj të doktoraturës e mbrojti në vitin 2007, në vitin 2009 zgjidhet Profesor asistent në Universitetin e Prishtinës, ndërsa që nga ajo kohë është shefe e Katedrës së Fiziologjisë dhe Imunologjisë në Fakultetin e Mjekësisë.

Zonja Latifi-Pupovci përveç edukimit të saj në sferën profesionale dhe akademike, ka ndjekur numër të konsiderueshëm të trajnimeve me qëllim të zhvillimit të saj. Në vitin 2001 ka qenë pjesëmarrëse në një trajnim intensiv “Udhëheqje në arsimin e lartë”, në vitin 2003 në trajnimin “Vlerësimi në arsimin e lartë” dhe në trajnimin “Zhvillimi i mendimit kritik gjatë leximit dhe shkrimit”. Në vitin 2005 ka qenë pjesëmarrëse në programin e trajnimit "Education Against Corruption", ndërsa në vitin 2007 në programin e trajnimit "Transparency and anti-corruption issues and ethics in education". Në vitin 2008 është çertifikuar nga Universiteti i Nurnbergut si trajnere për përsosmëri në mësimdhënie dhe që nga atëherë është trajnere në Qendrën për përsosmëri në mësimdhënie në Universitetin e Prishtinës.

Është aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje.