Helena e Durrësit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Helena ishte bijë e familjes mbretërore anzhuine. Sipas burimeve, ajo u rrëmbye nga konti i Durrësit, Tanush Topia, kur kishte ardhur kalimthi me anije. Ata u pëlqyen dhe Helena s’pranoi të largohej nga Durrësi, megjithë zemërimin e të atit Robert i Anzhusë, mbret i Napolit. Tanush Topia shpalli dasmën dhe një vit më vonë, më 1331 u lindi një djalë që Helena e quajti Charles (Karl) në kujtim të stërgjyshit të saj anzhu. Pas shumë vitesh, mbreti u çon fjalë se i ka falur, dhe i fton në Napoli. Por atje ata u vranë dhe kufomat e tyre u zhdukën.