Hemostaza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Hemostaza është termi i përdorur në shkencat e mjekësisë për ndaljen e gjakderdhjes.

Hemostaza apo ndalja e gjakderdhjes mund të jetë natyrore dhe artificiale (kirurgjikale). Fjala hemostazë përdoret në kuptimin e ngushtë dhe të gjerë. Hemostaza, në kuptimin më të ngushtë të fjalës, paraqet dukurinë e ndaljes fiziologjike të gjakderdhjes nga ena e lënduar e gjakut. Në një kuptim më të gjerë, në hemostazë përfshihen edhe sistemi i inhibitorëve natyrorë të koagulimit dhe sistemi i fibrinolizës fiziologjike, të cilët janë të rëndësishëm për ruajtjen e homeostazës së hemostazës.[1]

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Praktikumi i Fiziologjisë Patologjike - Universiteti i Prishtinës, 2002 Fakulteti i Mjekësisë