Hentai

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Hentai është fjalë në japonisht që do të thotë “pamje e çuditshme” (ose aspekt i çuditshëm), por ndonjëherë, në situate të ndryshme mund të marrë edhe kuptimin e fjalës “pervers.” Megjithatë në shumë vënde të tjera kjo fjalë përdoret për të treguar një film anime, libër manga ose video lojë që kanë zakonisht në përmbajtjen e tyre material pornografik. Në Japoni kuptohet që ky material është "jū hachi kin" (i ndaluar për personat nën moshën 18 vjeç) dhe mund të emërtohen me emrat ecchi ose H anime (anime me përmbajtje seksuale), “Seinen” (Për të rritur) etj.

Fjala hentai përdoret zakonisht jashtë Japonisë për të karakterizuar filma pornografik të animuar që mund të mos jenë vetëm manga ose anime, por thjeshtë një kopje ose ri-karakterizim të një personazhi të animuar.