Hermeneutika
Hermeneutika (nga greqishtja hermeneunin në kuptimin kallëzimi me dëftimi) është art dhe teori e vendosjes së teksteve.
Ky art është kultivuar që nga antika, ndërsa në mesjetë u kultivua në mënyrat teologjike të dëftimit të teksteve. Nga koha e humanizmit, posaçërisht në fushën e filologjisë u përdorë dhe në shekullin XIX ndahej në hermeneutica sacra (dëftim i teksteve të shenjta) dhe në hermeneutica profana (letërsi klasike). Më vonë F.D.E. Shlainmaieri, hermeneutikën e caktoi si mësim i përgjithshëm i artit të të kuptuarit. Më tutje, Dilthey e përpunoi në metodë themelore për shprehje nga shkencat krijuese (artistike) dhe e zgjeroi. Metoda hermeneutike (metoda e të kuptuarit) tani, për dallim nga shkencat natyrore shpjeguese, përdorej për të dëftuar veprat dhe veprimet e krijuara njerëzore, tekstet, veprat artistike. Këto dëftime në vete përmblidhnin edhe kuptimin e qenies së krijimtarisë njerëzore. Kjo metodë përdorej në disa lëmi, si në teologji, filologji, arkeologji, letërsi, shkencat e artit dhe muzikë. Sipas Martin Haidegerit është një qark hermeneutikë i tillë që e kuptuara (vëzhguesi) duhet të ketë dijeni sa do të vogël e të krijuar në bazë të përvojave vetjake mbi gjënë për tu kuptuar (krijimtaria). Në estetikë, hermeneutika është dhënia kuptim dhe dëftim i punës artistike ashtu që të përmbledhë formën dhe vlerën karakteristike të saj (pune artistike).
[redakto]
Tekste [redakto]
- W. Dilthey : Krijimi i Hermeneutikës, në Gesamelte Schriften, 5 (1924)
- J. Wach : Verstehen, 3 Bde. (1926-33. ribotuar më 1966)
