Hestia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

HESTIA (greq. Hestia, lat. Vesta) - e bija e titanit Kron dhe gruas së tij Rea, hyjneshë e vatrës shtëpiake.

Hestia.png

Ndoshta, mu kjo rrethanë ka qenë shkaku kyçe, pse kjo hyjneshë, në krahasim me Zotat tjerë, nuk është përmendur aq shumë Në shekullin e 5 p.e.s., ajo zëvendësohet dhe vendin e saj e zen DIONISI -Zoti vardisje, pjellshmërisë dhe verës.

"Hestia full of Blessings", Egypt, 6th century tapestry (Dumbarton Oaks Collection).

DIONISI ishte fëmija nga marrëdhëniet jashtëmartesore të Zeusit dhe SEMELES.

Në mitologjinë Romake, atij i përshtatej Zoti BAKHO.

Në mitet më të lashta greke nuk e ndeshim. Homeri, për shembull, e vlerëson lartë shenjtërinë e vatrës shtëpiake, mirëpo, nuk e përmend Hesti në si hyjneshë apo pajtore të saj. Funksioni i saj, për herë të parë, përmendet te Hesiodi, pas të cilit më nuk zhduket nga bota e miteve dhe legjendave. Tërë ajo që dimë për te mund të përmblidhet në disa f jali.

Posa ka lindur, Kroni, i ati i saj e përbin, njësoj sikurse vëllazërit e saj dhe motrat, Demetrën, Herën, Hadin dhe Poseidonin, sepse kishte frikë se do të ngriten kundër tij dhe do ta rrëzojne nga pushteti. Mirëpo, si qenje hyjnore Hestia ka jetuar në barkun e Kronit deri sa nuk e çliroi vëllau i saj më i ri, Zeusi, i cili i qe shmangur fatit të djemve të tjerë të Kronit, për arsye se e ëma Rea e ka lindur fshehtazi në thellësi të shpellës Diktaja, në ujëdhesën Kreta. Kur u realizua frika e Kronit dhe Zeusi me të vertetë e rrëzoi nga pushteti Hestia erdhi me ftesën e tij në Olimp. Zotërat e përshëndetën me gëzim dhe dy prej tyre, Poseidoni dhe Apolloni, menjëherë deshtën të martohen me të. Ndërkaq, Hestia vendosi që përherë ta ruajë virgjinitetin. Zeusi, të cilit iu drejtua për ndihme kundër shkuesve të saj, u pajtua me vendimin e saj dhe e bëri hyjneshë të vatrës shtëpiake dhe zjarrit të saj.

Si hyjneshë e vatrës shtëpiake Hestia u bë mbrojtëse e jetës së qetë dhe harmonive të shtëpisë. Meqe vatra shtëpiake ka qenë strehimi i saj më i fuqishëm, Hestia u bë poashtu edhe hyjneshë e të përndjekurve dhe të të dëbuarëve dhe, sipas parafytyrimeve të grekëve popullata e bashkësisë dhe e shtetit krijonte një familje, u bë edhe pajtore e bashkësise dhe e shtetit. Simboli i saj ishte zjarri. Ndizej në çdo shtëpi dhe në çdo këshill të bashkësisë. Me ofrimin e flijimit të Hestisë fillonte dhe mbaronte secila kremte. Në emër të saj përbehej dhe i shprehej nderimi në secilin tempull çfarëdo zoti t'i jetë dedikuar. Tempull të veçant nuk ka pasur, por vetëm ëlterë. Njerëzit e paraqitnin si flakë, prandaj artistët rrallë e kanë pikturuar dhe paraqitur. Nga antika relativisht pak janë ruajtur piktura dhe trupore të saja. As për Hestinë Giustiniani (Gjustiniani) nga pallati Torloni në Romë nuk është e sigurtë se me të vërtetë e paraqet Hestinë. Në' botën romake kulti i saj ka pasur karakteristikë pak më të ndryshme.

Pasi që vatra shtëpiake ka qenë vend i tubimit dhe i strehimit të familjes, Vestën, sikurse grekët Hestinë, romakët e kanë konsideruar poashtu edhe pajtore të familjes në kuptim të gjërë, edhe të tërë Romës dhe të shtetit romak. Eleteri i saj ka qenë vatra ku e kanë nderuar së bashku me Larët dhe Penatët, ndërsa piktura, përkatësisht truporja ka qenë të flakëruarit e zjarrit. Si hyjni pajtorja e Romës e ka pasur edhe tempullin e veçantë në Forum, i cili me planin e rrumbullakët të vetin përkujtonte vatrën. Në këtë tempull ka qenë "vatra shtetërore" në të cilën zjarrin e kanë mbajtur të ndezur priftëreshat Vestalet (gjashtë), të lidhura me betime për virgjërëri të përjetshme. Në shenjtnoren e tempullit të Vestës janë ruajtur simbolet e shuguruara shtetërore, në mesin e tyre edhe paladiumi, të cilin gjoja se e ka sjellë Enea nga Troja e ndezur në flakë. Trupore të Vestës në të nuk ka pasur. E zëvendësonte, njësoj sikurse në vatrën familjare, zjarri i amshueshëm. Hyrja e mashkujve në këtë tempull ka qenë e ndaluar. Perjashtim i vetëm ka qenë kryeprifti, por as ai nuk e ka shfrytëzuar këtë të drejtë.

Kremtja kryesore publike për nderë të Vestës (Vestalia) është mbajtur në Romë, më 9 qershor. Gjatë kësaj kremtje e kanë nderuar edhe si dhuruese të bukës. Me rastin e marrjes të detyrës konzujt i ofronin dhe pastaj edhe perandorët, flijimin në tempullin e saj antik në Lavini, të cilin kinëse Enea ka urdhëruar të ndërtohet që ta vendosë në të zjarrin të cilin e ka sjellë nga Troja.

Tempullin e Vestës në Forum, i cili disa herë është djegur, për herë të fundit e rindërtoi perandori Septim Severi, (Në vitin 1930 tempulli është meremetuar pjesërisht në gërmadhat e zbuluara. I ashtuquajturi tempull i Vestës në tregun e dikurshëm të kafshëve pranë urës së Palatinit nuk e mban këtë emër me të drejtë; kështu është quajtur për arsye se me planimetrinë e vet të rrumbullakët përkujtonte temipullin e Vestës në Forum. Tempulli është i shek. para e. s., por nuk dihet se cilit prej zotërave antikë i është dedikuar. Ky tempull, së bashku me tempullin e afërt, të ashtuquajturës Fortunes Virilis, në fillim i kushtuar Portunit, zotit të limaneve, është njëri prej tempujve antikë më të ruajtur në Romë.