Hidrocentralet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Hyrje[redakto | redakto tekstin burimor]

Pamja e një hidrocentrali (Diga e Hoover-it)

Hidrocentralet bëjnë shndërrimin e energjisë potenciale të rëniës së ujit në energjinë mekanike me anë të turbinës hidrulike dhe pastaj gjeneratori shndërron energjinë mekanike në atë elektrike. Ka dy lloje të hidrocentraleve:

  1. Hidrocentralet rrjedhëse, në të cilat uji vazhdimisht rrjëdh dhë të cilat kanë një rezervuar të ujit të limituar.
  2. Hidrocentralet akumuluese, në të cilat uji shfrytëzohet nga liqeni akumulues.[1]

Penda ndërtohet mespërmes lumit duke formuar rezervuarin e epërm dhe rrjedhjen e pasme të ujit (bjefi i poshtëm). Diferenca në mes te nivelit të ujit në rezervuar dhe rrjedhjës së pasme të ujit poshtë pendës quhet lartësia (rënia). Ndërtesa e centralit ndërtohet në pendë. Ndërtesa e centralës ka turbinën e ujit, gjeneratorin dhe portën kontrolluese. Gjeneratori dhe turbina janë të lidhur në mes veti në një bosht vertical. Rënia e ujit prodhon rrjedhje të shpejtë të ujit nëpër turbinë – gjenerator, dhe gjeneratori prodhon energjinë elektrike. Energjia e fituar nga hidrocentrali është e barabartë me prodhimin e lartësisë (H) dhe sasisë së ujit (Q) sipas shprehjës: P=9.81*Q*H*ŋ (kW) Ku janë: Q-sasia e elektricitetit (m3/s), H-lartësia (rënia) e ujit (m) ŋ-koeficienti I shfrytëzimit të gjeneratorit dhe turbinës. Uji i cili shkarkohet nga turbine vazhdon rrjedhjen më tej në rezervuarin e pasmë i cili është poshtë pendës, që shpesh është vazhdimi I lumit. Porta kontrolluese bënë rregullimin e rrjedhjës së ujit nëpër turbinë. Në rast të përmbytjeve, atëherë do te happen kanalet e shkarkimit dhe uji i tepërt do të derdhet, ose do të happen portat për largimin e ujit në fund të pendës. Në të dy rastet bëhet rrjedhja e ujit të tepërt në rezervuarin e pasmë, dhe eliminohet mbingarkesa e pendës.

Hidrocentrali me rënie të ulët[redakto | redakto tekstin burimor]

Turbina e Kapllanit.

Në ndërtesën e centralit është i vendosur i vendosur gjeneratori me bosht vertical. Turbina e Kapllanit me bosht vertical është si një helikë e madhe me 4-10 fleta. Uji hynë në turbinë nëpër portë dhe shpërndahet në formë spirale përreth turbinës. Rrjedhja e ujit rregullohet me “portën derëz” dhe me rregullimin e nivelit. Shpejtësia e ujit në turbinë është 300-900 m/s. Uji shkarkohet nga turbine nëpër tubën për shkarkim me një bërryl dhe shpejtësia e ujit zvogëlohet në 30-60 m/s. Hidrogjeneratori është makinë me pole të theksuar. Zakonisht makina ka 20-72 pole. Këto pole furnizohen me rrymë të vazhduar dhe prodhojnë fushë magnetike që indukon tension në gjenerator. Shpejtësia e bushtit është 100-300 rrot/min. Konstruksioni i poleve është nga llamarina e çelikut me mbështjellat e rrymës së vazhduar të cilat gjenden nga pëecjellësit standard të bakrit. Statori është llamarina e çelikut me lugje. Korniza e ngjitur e çelikut mbërthen bërthamën e çelikut. Në lugjet e statorit jan2 të vendosura mbështjellat trefazore, të cilat janë të izoluara me lesh xhami. Makinat e mëdha kanë sistemin e frenimit i cili ndërprenë shpejtë makinën kur duhet të nxjerret nga puna.

Hidrocentrali me rënie të mesme dhe të lartë[redakto | redakto tekstin burimor]

Hidrocentrali që përdor rënie të ujit të mesme.

Edhe hidrocentralet me rënie të mesme kanë konstruksionin të njejtë sikurse hidrocentralet me rënie të ulët, mirëpo në ato përdoret turbine e Francisit, e cila ka aranzhim tjetër të fletëve. Rënia e lartë përdoret si shtytje për turbinë. Rëina e lartë prodhon shtypje të lartë të ujit e cila shndërrohet në shpejtësi të madhe te rrymimit të ujit e cila vë në lëvizje turbinën. Turbina më rënie të lartë kanë fuqi më të vogël se 100 MW.


Pajisja e pompave për akumulimin e ujit – hidrocentrali reversibil[redakto | redakto tekstin burimor]

Hidrocentrali reversibil.[2]

Dhoma e centralit të pajisjeve të pompave për akumulimin e ujit, është njëherësh godina e turbinës hidraulike reversibile, që përdoret në hidrocentral. Gjatë periudhës së natës kur kërkesat për energji elektrike janë të ulëta, pompat do të furnizohenme energji që të ngritin ujin nga poshtë në rezervuarin e vendosur lartë. Por, gjatë ditës kur kërkesa për energji është më e madhe, uji do të rrjedh nga lartë-poshtë dhe prodhon energji elektrike dhe pastaj vazhdon në rezeruarin e poshtëm. Natyrisht, për të ngritur ujin në lartësi shpenzohet një sasi e madhe e energjisë elektrike dhe pastaj gjenerohet gjatë lëshimit teposhtë të ujit. Megjithatë, kjo është ekonomike pasi ajo prodhon energji me çmim të lartë, gjatë ngarkesës maksimale dhe konsumon atë me çmim të ulët.



Shiko gjithashtu[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ G Latifi, Elektroenergjetika, Ligjërata të autorizuara, Fiek 2011
  2. ^ http://en.wikipedia.org/wiki/Pumped-storage_hydroelectricity