Hidrografia e Qarkut Elbasan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qarku i Elbasanit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qarku i Elbasanit është është një ndër qarqet më të pasura në kuadër të pasurive ujore, duke patur në territorin e tij lumenj, përrenj dhe liqene. Pasuria ujore është një ndër potencialet më të mëdha natyrore që ka ky qark, të cilat kanë impaktin e tyre në shumë proçese jetësore dhe ekonomike. Kjo pasuri ujore kaq e larmishme e qarkut të Elbasanit lidhet me kushtet natyrore shumë të favorshme, në veçanti lidhet me: kushtet klimaterike, veçanërisht sasia e madhe e rreshjeve; relievin, sidomos me praninë e relievit kodrinor dhe malor;  kompleksitetin e ndërtimit gjeologjik dhe shumëllojshmërinë e shkëmbinjve (liqenet e Dumresë).

Në kuadër të pasurive ujore të qarkut të Elbasanit lidhet plotësimi i nevojave të popullsisë për ujë të pijshëm, zhvillimi i bujqësisë, i industrisë, i energjitikës, dhe i shumë degëve të tjera të ekonomisë. Këto pasuri ujore janë potenciali më i madh që ka ky qark në kuadër të zhvillimit të turizmit, sidomos në kuadër të zhvillimit të formave dhe llojeve më të larmishme të turizmit (turizmi liqenor, rural, natyror, i aventurës dhe sporteve të veçanta). Këto vitet e fundit, turizmi në tërësi dhe sidomos llojet e tij në veçanti (sidomos, turizmi liqenor dhe turizmi i aventurës dhe sporteve të veçanta), të cilët potencialin e tyre bazë kanë pasuritë ujore dhe larmishmërinë e tyre, po influencojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në zhvillimet socio-ekonomike të këtij qarku.

Disa ndër pasuritë ujore më të rëndësishme të qarkut të Elbasanit janë:                             

- lumi Shkumbin dhe degët e tij (sidomos Qarrishtja, Bushtrica, Gostima dhe Zaranika);            

- lumi Devoll dhe degët e tij (sidomos liqeni artificial i Banjës);                                                           

- liqenet karstike të Dumresë (84 liqene);                                                                                      

- liqenet akullnajore të Shebenikut (14 liqene);                                                                             

- ujërat nëntokësore (llixhat e Elbasanit);

Pasuritë ujore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasuritë ujore të qarkut të Elbasanit janë të shumta dhe të shumëllojshme, duke ofruar një potencial të madh për këtë hapësirë gjeografike. Lumenjtë e Shkumbinit dhe Devollit janë dy ndër lumenjtë më të rëndësishëm të Shqipërisë, të cilët në sektorët e sipërm dhe të mesëm përshkojnë pikërisht territorin e këtij qarku. Këto dy lumenj janë resurset më të rëndësishme, të cilët së bashku me të gjithë degët e tyre ofrojnë mundësi të shumta për zhvillimin e gjithanshëm të qarkut të Elbasanit. Lumenjt e Shkumbini dhe Devollit janë një potencial shumë i rëndësishëm për zhvillimin socio-ekonomik të qarkut, por sidomos për zhvillimin e dy sektorëve, të bujqësisë dhe të energjitikës. Të dy këto sektorë janë të ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga lumenjtë dhe parametrat hidrologjikë të tyre, ku veçanërisht sektori i energjitikës (HEC-et e ndërtuar në lumen Devol, Moglica dhe Banja) është në mënyrë absolute i varur nga ujëshmëria dhe niveli i ujëshmërisë së lumenjve.

Liqenet e Dumresë dhe liqenet akullnajore të Shebenikut[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Liqenet e Dumresë dhe liqenet akullnajore të Shebenikut janë një tjetër potencial shumë i madh natyror i qarkut të Elbasanit. Liqenet e Dumresë  dhe liqenet akullnajore të Shebenikut janë një potencial shumë i madh natyror, të cilët mund të shërbejnë për nxitjen dhe  zhvillimin e turizmit dhe sidomos të turizmit liqenordhe natyror. Qarku i Elbasanot karakterizohet dhe dallohet për një rrjet të dendur të rrjetit hidrografik (lumenjtë e Shkumbinit dhe Devollit dallohen për vlera të larta të disa parametrave, si të koefiçientit të rrjedhjes dhe të modulit të rrjedhjes), gjendet një numër shumë i madh i liqeneve (84 liqene karstike në Dumre, 14 liqene akullnajore në Shebenik), duke qenë kështu qarku me numrin më të madh të liqeneve, gjithashtu ky qark ka pasuri në burime ujore nëntokësore. Të gjitha këto pasuri ujore, të shumta dhe të shumëllojshme, janë shumë të rëndësishme për zhvillimin socio-ekonomik të qarkut të Elbasanit.

Referencat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Akademia e Shkencave, 1991, Gjeografia Fizike e Shqipërisë, Volumi I
  2. Akademia e Shkencave, 1991, Gjeografia Fizike e Shqipërisë, Volumi II
  3. Qiriazi Perikli, 2015, Gjeografia Fizike e Shqipërisë, Ideart
  4. Pano Niko, Pasuritë Ujore të Shqipërisë, Akademia e Shkencave, Tiranë, 2008