Hinterlandi i kuq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hinterlandi i kuq (njëzet vjt më pas) Ese me Autor Mustafa Nano. Shtëpia botuese "UET/Press", faqe e librit 116. ISBN 978-99956-39-23-5

Në këtë libër autobiografik, analisti dhe gazetari Mustafa Nano rrëfen për jetën në qytetin tij, në “çorovodën pa histori”, pas një distance kohore 20-vjeçare nga rënia e diktaturës. Ai përshkruan me detaje këtë provincë të Shqipërisë, e ngjashme me çdo qytet tjetër si ai. “Ky qytet është një entitet urban që mban gjithë ditën e ditës vulën e makthit bolshevik”, shkruan Nano, ndërsa përshkruan detaje, ndodhi të jetuara, personale e deri diku të ngjashme me të çdo shqiptari tjetër që përjetoi regjimin komunist. Gjen aty emocionet e blerjes së një televizori, një palë këpucëve, bisedat me moshatarët për të vijuar deri edhe në detaje më intime, siç janë pritjet e gjata për të parë vajzën që i pëlqente. “Hinterlandi i kuq” është një kthim në kohë, një kujtesë e ditëve të jetuara në varfërinë e një qyteti provincial, ku të gjithë jetonin në të njëjtin apartament të ngjashëm, të mobiluar njësoj, ku shihej vetëm një stacion televiziv, ku në bibliotekat e librave mbizotëronin veprat e diktatorit Hoxha dhe ku menyja e tavolinës ishte thuajse e njëjtë... I shkruar me një gjuhë të kthjellët, e të rrjedhshme, libri vjen i vërtetë në të gjitha përshkrimet e Nanos, sepse atij nuk i pëlqen që të ketë “skelete në dollap”, ndaj dhe nuk druhet që të tregojë se ç’ndodhte në familjen e tij, ku e ëma ishte komuniste dhe ku i riu bënte të pamundurën për t’i dhënë pak ngjyra qytetit gri ku u rrit.