Hipertensioni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Hipertensioni ose shtypja e lartë e gjakut është një sëmundje në të cilën shtypja e gjakut ka nivele të larta dhe permanente mbi arterjet.

Dihet se presioni arterial nuk është konstant dhe në periudha të ndryshme gjatë ditës ndryshon nga vlerat më të larta gjatë sistolës në vlerat më të ulta gjatë diastolës së zemrës. Nëse këto vlera i tejkalojnë kufijtë e përcaktuar për presionin ose shtypjen normale atëherë flasim për presion të lartë të gjakut ose hipertension. Sipas kritereve të përcaktuara nga OBSh (Organizata botërore e shëndetësisë) vlerat normale të presionit arterial sistolik janë rreth 140 mmHg ndersa presioni diastolik duhet ti ketë vlerat rreth 90 mmHg.

Diagnostikimi i hipertensionit është i komplikuar sepse ai varet edhe nga gjendja psiqike e pacientit dhe ka vlera të ndryshueshme gjatë ditës. Shpesh shkaku i tij nuk është i përcaktueshëm dhe atëherë bëhet fjalë për hipertension esencial dhe mund të shfaqet edhe nga ndonjë defekt ose infeksion i ndonjë organi p.sh i veshkave atëherë kemi hiprtension sekondar (organik)


[redakto] Mjekimi

[redakto] Mjekimi pa medikamente

A) Zvogëlimi i peshës trupore (për obezët), për ç'do 10 kg të hequra presioni bie për 5 deri 20 mmHg.

B) Dieta me shumë pemë dhe perime (pa holesterol) ul presionin për 8-14 mmHg.

C) Zvoglimi i konsumit të kripës ul presionin për 2-8 mmHg.

D) Aktiviteti fizik p.sh shetitjet e rregullta prej 30 min. në ditë bën uljen prej 4-9 mmHg.

E)(Për ata që pijnë alkohol) eliminimi i alkoholit ul presionin 2-4 mmHg.

Burimi i të dhënave: US National Heart, Lung and Blood Institute – NHLBI , Xagena 2003

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera