Hipoteza ndërdimensionale e UFO-ve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hipoteza ndërdimensionale e UFO-ve është një propozim sipas të cilit objektet fluturuese apo dukuritë ajrore të paidentifikuara janë rezultat i të përjetuarit të dimensioneve të tjera që bashkekzistojnë të veçuara përkrah dimensionit tonë.

Kjo hipotezë është një kontrast me hipotezën jashtëtokësore sipas të cilës UFO-t shkaktohen nga vizita prej jashtë planetit tonë Tokës, dhe po ashtu është në kontrast edhe me hipotezën psikosociale që argumenton se çka raportohet si UFO, mund të shpjegohet si një fenomen psikologjik apo shoqëror.

hipoteza ndërdimensionale është propozuar nga UFO-logë të famshëm si Meade Layne, John Keel, Allen Haynek dhe Jacques Vallée.

Proponentët e hipotezës ndërdimensionale argumentojnë se fenomeni i UFO-ve është një manifestim modern i një fenomeni që ka ndodhur edhe më parë gjatë historisë së njerëzimit, por që në periudha të mëparshme është interpretuar në kontekstin mitologjik apo të mbinatyrshëm.