Histori të aventurave alpinistike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Histori të aventurave alpinistike Autori: Aleksandër Bojaxhi. Botuesi: Toena. Faqet e librit 368.

Ngjitja e maleve është sporti, hobi ose profesioni i ecjes, ngjitjes, gjurmësimit dhe kacavarjes lart të maleve. Në Evropë këto njihen me emërtesën alpinizëm, në Amerikë me emërtesën mountaineering (mountëniring). Ndërkohë që kjo veprimtari filloi si një përpjekje për të arritur pikën më të lartë të maleve të pangjitura, me kalimin e kohës u degëzua në specializime që i adresohen qasjeve të ndryshme të ngjitjes së maleve.

Sot mundet të themi që alpinizmi ka tri anë: artin e shkëmbit, artin e borës dhe artin e akullit, në vartësi nga fakti se rruga e zgjedhur për në majë të malit kalon nëpër shkëmb, nëpër borë apo nëpër akull. Shpesh, rruga e zgjedhur për në majë i përmban që të tria këto. Secila nga këto anë kërkon aftësi të mëdha atletike e teknike, por edhe përvoja është gjithashtu shumë e rëndësishme.

Nëse do të bënim një listë të ngjitësve të sotëm, ata do t’i emërtonim në ngjitës malesh (alpinistë), ngjitës shkëmbinjsh (kacavarës), ngjitës të harcave (gurëve të mëdhenj) (përsëri kacavarës apo harca), si dhe ngjitës të akujve (përsëri kacavarës). Në këtë botim do të flitet vetëm për alpinistë dhe ngjitje alpinistike. Këtu përshkruhen historitë e aventurave për arritjet më kulmore në sportin e alpinizmit.