Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 4

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 4 (Botim i vitit 2009).jpg

Historia e popullit shqiptar. Vëllimi IV. Shqiptarët pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj (1939 - 1990). Autori: Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Shtëpia botuese: Toena. Viti i botimit 2009. Faqet e librit 480. ISBN 978-99943-1-452-2

Në vëllimin e fundit të veprës "Historia e popullit shqiptar " do të lexoni rreth viteve të Luftës së Dytë Botërore dhe rezistencës kundër pushtuesve fashistë dhe nazistë. Në menyrë që rezistenca të organizohej sa më mirë u zhvilluan disa kongrese, të cilat do të merrnin vendime të rëndësishme për vazhdimin e luftës kundër pushtuesve.

Pas luftës, lexuesi do të njihet me mënyën se si Partia Komuniste arrti të përqendrojë pushtetin në duart e saj duke u bërë forca e vetme politike dhe vendimmarrësë në vend, e cila nuk pranonte kritika.

Gjatë viteve 1945-1990 u përshtat modeli stalinist në zhvillimin e konomik dhe drejtimin politik të vendit. Në Shqipëri u shtetëzua industria e çdolloj veprimtarie tjetër ekonomike dhe u kolektivizua bujqësia.

Gjithashtu u ngrit kulti i individit rreth diktatorit Enver Hoxha duke e cilësuar atë si drejtues të madh dhe të pagabueshëm. U zbatua në mënyrë të ashpër "lufta e klasave" , sipas së cilës u shpronësuan pronarë tokash, u internuan dhe u pushkatuan me mijëra individë të pafajshëm. U krijua nocioni i "armikut të brendshëm" dhe "armikut të jashtëm" dhe "syrit vigjilent të partisë" që i mbërthente gjithnjë.

Megjithatë në këto vite pati edhe zhvillime pozitive si : zhdukja e analfabetizmit, përsosja e shërbimit arsimor dhe shëndetësor, ngritja e fabrikave të mëdha industriale, ngritja e hidrocentraleve, elektrifikimi i vendit etj.

Por në vitet 80`-90` vendi u pershkua nga një krizë e thellë ekonomike. Vendi nuk prodhonte mjaftueshëm dhe si rrjedhim u vendos regjimi i tollonave, që e kufizonte konsumin gjerësisht. Vendi ishte i izoluar jo vetëm ndaj vendeve perëndimore, por edhe atyre lindore. Udhëheqja komuniste nuk po zhvillonte reforma në ekonomi dhe nuk po ndërmerrte hapa për të lidhur marrëdhënie me vendet e huaja.

Në këto kushte u zhvillua revolucioni i studentëve që kërkonin ndryshime në çdo fushë të jetës. Më tej u krijua Partia Demokratike dhe u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste që nga viti 1946.


Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 1 (Botim i vitit 2002)

Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 2 (Botim i vitit 2002).

Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 3 (Botim i vitit 2007)