Hobbit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hobbitët janë racë njerëzore imagjinare të cilët janë banorë të tokës së mesme në botën fiktive të J. R. R. Tolkien.

Hobbitët për herë të parë u paraqitën në novelën "The Hobbit", në të cilën karakteri kryesor është Bilbo Baggins. Novela The Lord of the Rings përmban edhe karaktere tjera kryesore hobbite si, Frodo Baggins, Samwise Gamgee, Peregrin Took dhe Meriadoc Brandybuck, si dhe disa karaktere tjera hobbite në role sekondare. Hobbitët gjithashtu permenden edhe në The Silmarillion dhe Unfinished Tales te J. R. R. Tolkien.