Hormonet e gjëndrave mbiveshkore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjëndrat mbiveshkore

Gjëndrat mbiveshkore janë organe, të cilat gjenden mbi pjesën e sipërme të veshkave. Kjo dë të thotë se mbi secilën veshkë gjendet nga një gjëndër mbiveshkore. Secila gjëndër mbiveshkore është e ndërtuar prej dy pjesëve themelore: kores (cotex) dhe palcës (medula).


Korja e gjëndrës mbiveshkore është e ndërtuar prej tri zonave: zona gloglomerulosa, zona fasciluata dhe zona reticularis. Hormonet që krijohen në koren e gjëndrës mbiveshkore sipas strukturës kimike bëjnë pjesë në steroide, të cilat quhen kortikosteroide. Në qelizat e kores së gjëndrës mbiveshore krijohen tri lloje hormonesh: Mineralokortikosteroidet që i sekretpn zona glomerulosa. Këto hormone ndikojnë krysisht në metabolizëm të kripërave minerale dhe ujit. Glukokortikosteroidet që i sekreton zona gfasciculata. Këto hormone ndikojnë kryesisht në metabolizëm të karhohidrateve. Adrogjenet i sekreton zona reticularis. Këto hormone janë me aktivitet të hormoneve seksuale mashkullore.

Hormonet e palcës së gjëndrës mbiveshkore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Palca e gjëndrës mbiveshkore funksionon si gjëndër me sekrecion të brenshëm. Qelizat e palcës kanë ndëertim të ngjashëm si disa qeliza të indit nervor. Palca i sekreton dy hormone: adrenalina (epinefrina) dhe noradrenalina (simpatina). Këto dy hormone sekretohen nga qelizat e njëjta të palcës së gjëndrave mbiveshkore. Këto hormone sekretohen edhe në vende të tjera në organizëm si hormone indore dhe midiatorë kimikë të impulseve nervore. Pasi të krijohen edhe në vende të tjera (si në glomus aorticus, glomus coccigeus etj.) deri më sot nuk janë të njohura pasojat e insuficiencës së palcës. Adrenalina dhe noradrenalina fitohen prej aminoacideve- fenialaninës dhe tirozinës. Puna e rende,gezimi, hidherimi, aktivitetet sportive, paraqesin gjendje te organizmit, me c’rast nen ndikimin e sistemit nervor vegjetativ stimulohen gjendrat mbiveshkore qe tajojne adrenaline,e me kite rast rritet sasia e sheqerit me gjak.