Hunët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Hunët ishin grupe apo fise të një populli me prejardhje nga Azia (hapësirën mongole).

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ata migruan ne Europe pergjate epokes se migrimeve te medha (shkeujt III dhe IV pas lindjes se Krishtit). Sipas studiuesit Joseph de Guinges ata jane pasardhes te Xiognu, popull i cili ne shekullin I para lindjes se Krishtit sulmoi territoret e Kines dhe per pak e pushtuan ate. Ne vitin 434, Rugila, mbreti i tribuse me te madhe hune vdiq dhe vendin e tij e zune niperit e tij Attila dhe Bleda. Pasi Bleda vdiq (thuhet qe u vra nga Attila ne dyluftim) Attila bashkoi te gjitha tribute hune ne nje te vetme dhe u be mbret i tyre. Attila fillimisht sulmoi Perandorine Sasanide dhe pushti territoret e Kaukazit, por pastaj u munden. Me pas Hunet erdhen ne Europe dhe pushtuan territoret qe nga gadishulli i Krimese ne lindje deri tek Galia (Franca) Lindore ne perendim dhe nga alpet zvicerane ne jug deri tek gadishulli i Danimarkes ne veri. Me pas hunet vendosen marredhenie te mira me Perandorine Romake te Perendimit dhe per shkak te ketyre marredhenieve ata vendosen te sulmonin perandorine Romake te Lindjes dhe Mbreterine Visigote te Toulousit. Ne fillim ata sulmuan Perandorine Romake Te Lindjes dhe arriten te pushtonin Ballkanin perfshire dhe kryeqytetin e perandorise, Kostandinopojen (Stambollin), por romaket e lindje u ofruan huneve 115 kilogram me flori ne kembim qe hunet te largoheshin nga Ballkani dhe te mos e sulmonin me ate apo perandorine romake te lindjes. Hunet pranuan dhe u pergatiten qe te sulmonin mbreterine visigote te Toulousit. Pa filluar akoma sulmi, Attila mori nje mesazh nga Honoria, motra e perandorit romak te Perendimit qe i propozonte te martoheshin dhe Attila pranoi dhe keshtu ai mund te merrte si toke te tijen gjysmen e territoreve te Perandorise Romake te Perendimit. Flavius Aetius, gjenerali qe duhet te ndihmonte Attilen kunder Visigoteve lajmeroi perandorin per kete dhe ai nuk deshte qe motra e tij te martohej me Attilen. Ketu filluan konfliket me perandorine Romake te Perndimit. Attila e sumoi perandorine dhe fitoi disa beteja me rradhe duke pushtuar keshtu Strasburgun, Metzin, Reimsin, Amiensin, Turnain dhe Cambriain. Pastaj ai sulmoi Orleansin dhe garnizoni i qytetit iu dorezua Attiles, por sapo ishte duke hyre ne qytet erdhen perforcimet romake te komanduara nga gjenerali Flavius Aetius. Attila beri sikur u terhoq dhe i futi romaket ne kurth ne Chalons disa kilometra ne verilindje te Orleansit. Attila do ta kishte fituar kete beteje nese romaket nuk do te kishin thirrur perforcime nga ish-armiqte e tyre Visigotet. Beteja ishte e ashper sidomos sepse numrat e te dyja paleve ishin te barabarte. Sidoqofte romaket fituan me nje "fitore si e Pirros" dmth fitore me shume sakrifica e humbje. Per nje vit hunet nuk u duken me ne perandorine romake, por pas nje viti ata sulmuan Aquilean dhe fituan, por pas betejes Attila u helmua dhe vdiq. Pas kesaj perandoria hune ra dhe hunet u vendosen ne territoret e Hungarise se sotme. Pasi u perzien me Magjaret ne shkullin VIII u formua shteti Hungarez.