Hysni Guraziu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hysni Guraziu Lindi më 13. 10. 1960 në Bllacë të Therandës. Në vitet 1981 – 1987 ka studiuar bujqësinë në Universitetin e Prishtinës. Ka specializuar në bimët mjekësore.

Prej vitit 1980 deri në vitin 1990 ka punuar në fabrikën e prodhimit të barnave FARMED në Prishtinë. Ka punuar edhe në Vita Farma, Agrofarmacia në Therandë dhe në Herbafarma në Prishtinë. Në kohën e luftës, si pjesë e logjistikës, është angazhuar në ndihmat me barna mjekësore për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.