Hysni Ismaili

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hysni Ismaili është mjek reumatolog, profesor universitar dhe botues nga Maqedonia e Veriut .

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hysni Ismaili u lind në vitin 1963 në Tetovë . Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje. Në vitin 1988 diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Shkupit . Ligjëron në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Tetovë. Ka studiuar edhe në Universitetin e Tuzllës. Është themelues i shtëpisë botuese “Logos A”. Një kohë ishte profesor i asocuar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tetovës [1] . Profesor në Universitetin Shtetëror në Tetovë. Nga 26 qershor 2019 deri më 30 gusht 2020 është ministër i kulturës.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Биография на сайта на министерството на културата на Република Северна Македония